Rama ironizon me BE-në dhe SHBA-në për “protestat paqësore” në veri
Rajoni dhe Politika

Rama ironizon me BE-në dhe SHBA-në për “protestat paqësore” në veri

29.Dec.2022 18:33
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ironizuar me barrikadat e vendosura në veri të Kosovës për 20 ditë. Ai ka thënë se “shfaqja zgjati ca më shumë”, ndërsa ka ironizuar edhe me reagimin e Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sipas Ramës, i konsideruan barrikadat si protestë paqësore.

Të enjten ka nisur heqja e barrikadave, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia ndryshoi masën e paraburgimit në arrest shtëpiak ish-policit serb, Dejan Pantiq, të dyshuar për sulm ndaj Policisë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!” ka shkruar Rama në Twitter. 

“Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!” ka thënë tutje ai.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ama-alll.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Aktivisti nga Presheva: Këshilli Kombëtar Shqiptar keqpordori grantet e Kosovës?
Ushtria serbe mund të rikthehet vetëm nëse lidh marrëveshje me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration