Ushtria e Serbisë pastron lumin nga mbeturinat në dy lokacione në Bujanoc
Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë, në territorin e Bujanocit po pastrojnë shtratin e lumit nga mbeturinat, ndërsa në zonën e Ivanjicës po largojnë bimësinë dhe pemët në trasenë e rrjetit elektrik, transmeton Titulli.com.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se bëhet fjalë për projekte të bashkëpunimit civilo-ushtarake që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe forcimin e besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Në Ivanjica, për të krijuar kushte për transmetim të besueshëm të energjisë elektrike, u angazhua një grup pune inxhinierik për heqjen e pemëve dhe vegjetacionit përgjatë trasesë së rrjetit elektrik në një gjatësi prej rreth 20 kilometrash.
"Në fshatrat Levosoje dhe Osllarë të komunës së Bujanocit, inxhinierët po largojnë gjithçka që është hedhur në lumin Sllatinë, për të rritur përshkueshmërinë e shtratit të lumit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.\
Sipas këtij njoftimi në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi i përhershëm i banorëve të atyre fshatrave, të cilët janë përmbytur disa herë për shkak të pamundësisë së lumit për të marrë ujë në rast të reshjeve të mëdha.
Në njoftim po ashtu thuhet se aktivitetet zhvillohen në kuadër të stërvitjes së rregullt të njësive të Forcave të Ushtrisë Serbisë, në bashkëpunim me organet e vetëqeverisjes lokale./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/shtria-serbise.jpg): failed to open stream: No such file or directory