Urimet me rastin e 28 nëntorit
URIM I KRYETARIT ARIFI PËR NDERË TË DITËS SË FLAMURIT
[caption id="attachment_86801" align="alignleft" width="300"] Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi[/caption] Erdhi radha që të hyjmë edhe në Shekullin e Dytë të kremtimit të festës tonë të madhe, Ditës së Flamurit. Të kremtosh i 101 vjetorin e krijimit të shtetit të parë shqiptarë është një ndjenjë e veçantë të cilën nuk e ka çdo popull i botës. Nga 1912-ta e këndej kemi kaluar nëpër sfida të shumta por si komb kemi arritur edhe shumë suksese. Para pesë vitesh sakrifica e gjeneratava të shumta rezultoi me pavarsinë e Kosovës, me ç’rast, si pak kush u bëmë me dy shtete. Edhe në aspektin e sigurisë e të përparimit demokratik nuk kemi qenë kurrë më të fortë e të avancuar, ngase kemi Shqipërinë në NATO e shumë shpejt edhe pjesë të Bashkimit Evropian. Shpresojmë se në këto institucione së shpejti do të inkuadrohemi edhe pjesa tjetër e kombit, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë. Si rezultat i këtyre integrimeve, medoemos do të përmirësohet edhe pozita jonë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Me një fjalë, jemi në prag të përmbysjes së padrejtësive që na u janë bërë në të kaluar dhe me kaq miq që kemi gjithandej globit, nuk kemi arsye pse të trembemi para ardhmërisë sonë të ndritshme. Kur i kemi parasyshë të gjithë këto premisa nuk kemi ndryshe përveç se të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë. Krenarinë më tepër na e shton edhe shkaba jonë dykrenarshe për të cilën u flijuan shumë gjenerata dhe me të cilën u mburrën shumë të tjera, nga Skënderbeu e deri në ditët tona. Andaj, të dashur bashkombas të komunës së Bujanocit, Luginës dhe gjithandej trojeve tona etnike , nga thellësia e zemrës ju uroj Ditën e Flamurit tonë kombëtarë ! Zoti e bekoftë flamurin tonë, Zoti i bekoftë shqiptarët!Me rrespekt,
Dr. Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit
dhe kryetar i Partisë Demokratike
*************************************************************************************************************************************
PËRGËZIME ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT
[caption id="attachment_48375" align="alignleft" width="276"] Kryetari i KK te Bujanocit, Jonuz Musliu[/caption] Lëvizja e Progresit Demokratik, me rastin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ua uron gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit Kombëtar. Megjithëse rajoni i Luginës së Preshevës edhe më tej vazhdon të mbetet një vend me probleme politike rreth mosrregullimit me ligj të përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, LPD kërkon që këto festa kaq të dashura për shqiptarët, të kremtohen me dinjitet dhe unitet. Për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo festë le të jetë një bashkim rreth simbolit tonë kombëtar, i cili na ka bashkuar në luftë dhe paqe, le të na bashkoj edhe në të ardhmen rreth realizimit të aspiratave tona kombëtare, për të cilat u angazhuan dëshmorët e të gjitha kohëve. Urime 28 Nëntori Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Dita e Flamurit Kombëtar!
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,
njëherit edhe kryetar i Kuvendit
Komunal në Bujanoc
****************************************************************************************************************************** [caption id="attachment_97829" align="alignleft" width="300"] Kryetari i PVD-se dhe deputeti, Riza Halimi[/caption] Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj t’ju uroj festën e 28 nëntorit, ditën e flamurit dhe 101 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Uroj të gjithë shqiptarët që këtë festë ta gëzojnë dhe ta kalojnë në harmoni dhe mbarësi. Për ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, edhe ky 101 vjetor i pavarësisë së Shqipërisë dhe i ditës së flamurit tonë kombëtar do të kalojë në rrethana dhe situatë akoma të pazgjidhur definitivisht. Ne këtu po përballemi me një diskriminim të pazakonshëm të cilin tashmë sa vite regjimet e pushtetit qendrorë po na imponojnë. Shqiptarët e Luginës ende nuk po munden t’i gëzojnë të drejtat e tyre të plota kolektive dhe individuale, të drejta këto që janë të garantuara me ligjet e demokracisë evropiane dhe botërore. Uroj që këto çështje dhe shumë probleme të tjera jetësore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhen sa më parë dhe që vitin tjetër edhe shqiptarët e Luginës të festojnë në kushte normale siç duhet festuar të gjithë shqiptarët anekënd botës. Gëzuar 28 nëntorin!Kryetari i PVD – së
dhe Deputeti Popullorë
Riza HALIMI
********************************************************************************************************************************
Sot festojmë 28 Nëntorin, këtë datë me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin tonë.
[caption id="attachment_97824" align="alignleft" width="300"] Kryetari i Levizjes "Vatra" Sejdulla Kadriu[/caption]28 Nëntori i vitit 1912, nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm, në këtë datë të caktuar historike! Ishte vulosje e të arriturave tona si komb, në rrugën e vështirë të lirisë. Kjo datë, përveç kurorëzimit të përpjekjeve tona për liri shënon edhe fillimin e një rrugëtimi të gjatë për kombin tonë, në të cilën jemi duke ecur sot e 101 vjet më parë.
28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithmonë të na mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë për përmbushjen e këtij testamenti. Një ditë e tillë e madhe, çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Na bën të mos i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, e të cilën pjesa më e madhe e kombit e gëzon sot dhe na obligon të punojmë shumë që kjo liri të shtrihet në çdo skaj të atdheut tonë. Duke ju uruar Ditën e Flamurit, ju bëjmë thirrje për dashuri, tolerancë, harmoni ndërnjerëzore dhe tolerancë.
Me respekt Sejdulla KADRIU
Kryetar i Lëvizjes Vatra
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/skenderbeu-ismail-qemali.jpg): failed to open stream: No such file or directory