Lokale
Universiteti i Tiranës takon studentët e Luginës
Me iniciativën dhe organizimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule të mërkurën në ambientet e sallës "LIRIA" tek Qyteti Studenti është zhvilluar një takim mes Administratës së Universitetit dhe studentëve të Luginës.
Fjalën kryesore e mbajti Rektori i Universitetit Dhori Kule ku u orientua në angazhimin e Institucioneve Shqiptare për zhvillimin dhe arsimimin e rinisë në Luginë. Ai shprehi mirënjohje të thellë për shqiptarët dhe Institucionet e Luginës në vizitën që kishte bërë para pak kohësh në Bujanoc.
Ai kërkoi nga studentët që të jenë më aktiv dhe gjithmonë do të kenë përkrahje maksimale nga Rektorati për iniciativas studentore. Gjithashtu një sugjerim të vlefshëm për studentët ishte dhe idea për themelimin e një Unioni Studentor të Luginës që ata të jenë të përfaqësuar në një organizat për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre pasi që nga viti në vit numri i studentëve vetëm se po shtohet.
Rektori njëkohësisht shprehi keqardhje për mungesën e krerëve komunal të Bujanocit dhe Preshevës që nuk mund të ishin sot të pranishëm. Ndërsa paralajmërimi për Protokollin shtetëror të zyrtarëve të Shtetit si dhe të Kryetares së Kuvendit për pjesëmarrje në këtë eveniment, mosprezenca e tyre ishte shkak i angazhimeve të ngjeshura në Kuvend të Republikës si dhe të takimeve të ngjeshura për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Ndërkohë pjesë e Panelit ishin dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe disa nga Dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës.
Pas fjalës së Rektorit, fjalë përshëndetëse morrën dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri si dhe Deputeti Riza Halimi ku fjalën e tyre e orientuan tek mbështetja e institucioneve të Luginës për të mos pas pengesa gjatë regjistrimit dhe studimit në Tiranë.
Ndërsa në emër të studentëve të Luginës së Preshevës foli studentja Rejhane Ebibi ku shprehi një falënderim të thellë për Qeverinë Shqiptare e posaçërisht për Universitetin e Tiranës për mbështetjen e parezervë që jep në avancimin dhe ngritjen e nivelit kulturor e shkencor të studentëve tanë.
Vlen të theksohet se gjithë këtë takim të studentëve e shoqërio motoja: “EDHE NE JEMI SHQIPTARË”./Grupi organizativ/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/studentet-tirane6.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!