Lokale
“Ule dorën se po ti rrasi dy shpulla” (video)
[caption id="attachment_47386" align="alignleft" width="314"] Fatmir Hasani dhe Veli Idrizi[/caption]
Seanca e sotme në KK të Bujanocit e cila ishte vazhdimësi e seancës së djeshme përveç debateve të shumta është karakterizuar edhe me fjalë ofenduese dhe kërcënime.
Debatet që u zhvilluan sot në këtë seancë për pak sa nuk kaluan në rrahje.
Këshilltari Fatmir Hasani (PVD) nga ulësja e tij iu drejtua me fjalë të rënda Veli Idrizit, zëvendës kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, duke kërcënuar edhe me rrahje.
“Çka je duke bërë ti”, i thotë Hasani, Idrizit, ndërsa ky i fundit kërkoj që të flasë në foltore e jo nga vendi, “Dil në foltore dhe thuaje atë çka e ke”, ishin fjalët e Idrizit.
Ndërsa Hasani vazhdon dialogun duke i thënë: “Ule ti dorën se po vij po ti rrasi dy shpulla”, duke iu drejtuar Idrizit, ndërsa fjalët e këtij të fundit ishin: “Eja dhe ta shoh se si po mi rrasë, mos fol nga vendi dhe eja në foltore”.
Hasani përfundoi këtë debat të ashpër me fjalën “Hajvan milet”.
Siç duket, qytetarët e komunës së Bujanocit me votat e tyre nuk kanë zgjedhur njerëzit me pjekuri politike, të cilët janë përfaqësues të denjë të qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Sjellja e tyre gjatë punimeve të seancës së Kuvendit tregoi nivelin dhe interesimin e tyre për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këtë komunë.
Një situatë e ngjashme, ditë më parë është krijuar edhe në Kuvendin e Preshevës, kur Naser Aziri këshilltarë i UDSH-së iu drejtua njërit prej këshilltarëve të PDSH-së./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=05HkeEINkWocopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/KK-Bujanoc-fund.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!