UDSH-së i ikin këshilltarët
Lokale

UDSH-së i ikin këshilltarët

16.May.2013 13:29
0
UDSH1Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) ka larguar nga dega në Preshevë katër anëtarë dy prej të cilëve këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës. Ky subjekt politik shqiptarë që vepron në opozitën preshevare, në mbledhjen e fundit të kryesisë ka gjykuar ashpër manipulimet politike nga partitë drejtuese të koalicionit qeverisës lokal, që sipas UDSH-së “në mënyrë artificiale tentojnë rritjen e subjekteve të tyre”. Kryesia, përmes kumtesës për opinion, njofton se për shkak të shkeljes së statutit të partisë , nga anëtarësia shlyen Zeqirja Rashitin, Feriz Musliun, Xhemal Hasanin dhe Afërdita Hasanin, ndërsa nga dy këshilltarët kërkon kthimin e mandateve të fituara në emër të UDSH-së. “UDSH fton subjektet politike të cilat janë pjesë e këtyre manipulimeve politike që të heqin dorë nga këto veprime të pakëndshme sepse çdo tentim i rritjes së subjektit në mënyrë artificiale tregon edhe njëherë paaftësinë dhe ul seriozitetin e tyre, gjë për të cilën votuesit do t’i dënojnë edhe njëherë në zgjedhjet e radhës, por njëherit apelojmë çdo subjekt pjesëmarrës në këto lojëra të ndyta politike do të ulin nivelin e bashkëpunimit dhe unifikimit ndërmjet subjekteve politike në Luginë të Preshevës”, shkruhen në letrën e Kryesisë, raporton Titulli. Ky subjekt politik matej shton se veprimet e dy këshilltarëve të UDSH-së për të ndryshuar identitetin politik, po bëhet për përfitime personale. Titulli.com ka mësuar se Feriz Musliu iu është bashkuar partisë së Dr. Skender Destanit, Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), kurse këshilltari tjetër Zeqirja Rashiti deklarohet si i pavarur. Kuvendi Komunal i Preshevës ka gjithsejtë 38 këshilltarë. Subjekti që drejton Komunën e Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka 17 ulëse, Partia për Veprim Demokratik (PVD) që është në opozitë 10 ulëse, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) kishte 6 ulëse, ndërsa tani me ikjen e dy këshilltarëve ka 4 ulëse, Rilindja Demokratike (RD) 3 ulëse në Kuvend, Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) 2 plus 1 nga radhët e UDSH-së, gjithsejtë 3 këshilltarë, si dhe këshilltari i deklaruar i pavarur, që deri para pak kohësh ishte pjesë e UDSH-së. Komuna e Preshevës qeveriset nga PDSH, RD, dhe BDL./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/udsh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Masa të dhunshme në shkollat e komunës së Bujanocit
"Rajoni nuk qetësohet pa u zgjidhur çështja e Luginës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration