Lokale
UDSH: Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina”
Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) në Bujanoc ka reaguar përmes një letre me rastin e vendosjes në krye të Kuvendit Komunal, liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Muliun
Ky subjekt politik që deri dje ishte në koalicion opozitar me partinë e Musliut, akuzon këtë të fundit për shkelje të marrëveshjes së 6 qershorit të vitit të kaluar.
“Unioni Demokratik Shqiptar reagon ndaj këtyre veprimeve të pa dinjitetshme. Sot Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), në krye me Jonuz Musliun shkeli marrëveshjen e arritur më 6 qershor 2012 në mes subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, përkatësisht në mes të UDSH-së, PVD-së dhe LPD-së”, thuhet në reagimin e UDSH-së dega në Bujanoc.
“Marrëveshja e përbashkët e 6 qershorit kishte për synim “bashkëveprim politik Brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”.
UDSH shtron pyetjen: vallë si mundë të mbrohen interesat jetike të popullatës shqiptare duke u bashkuar me faktorin politik serbë, i cili shekuj me radhë në thelb ka shfarosjen e substancës kombëtare shqiptare?
“Pikërisht, Jonuz Musliu alias “Rrahmon Morina” i Luginës e trashi akullin duke vulosur fatin e popullatës shqiptare të këtyre hapësirave, duke u bërë paterica e shqip-folësit Nagip Arifi”, shkruan reagimi.
Ky subjekt politik shqiptar i cili në Kuvendin e Bujanocit ka tre ulëse thotë se Jonuz Musliu me futjen e tij në koalicionin e pushtetit lokal ka shkelur mbi gjakun e dëshmorëve.
“Atëherë kur, ane e mbanë trojeve shqiptare përkujtojnë veprën e lavdishme të UÇPMB-së, gjithë sakrificën e popullit shqiptar autokton. Ai u bë servil i politikës ditore, vetëm për qëllim të ruajtjes së interesave të tij personal dhe të klanit të ngushtë”, thotë në fund reagimi i UDSH-së.
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal shumica e këshilltarëve e votuan Jonuz Musliun për kryetar të Kuvendit Komunal pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Hajredin Hyda. Ndryshe, emërimit të Musliut në këtë postë i paraprinë marrëveshja e arritur për koalicion në mes të Partisë Demokratike të Nagip Arifit dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik./Titulli.com/
[caption id="attachment_73000" align="aligncenter" width="467"] Marreveshja e 6 qershorit e opozites se atehereshme shqiptare ne Bujanoc[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Kuvendi-Bujanoci-kryesia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!