Udoviçki në Bujanoc: Kjo qeveri dëshiron të punojë për të ardhme më të mirë (Foto dhe Video)
Lokale

Udoviçki në Bujanoc: Kjo qeveri dëshiron të punojë për të ardhme më të mirë (Foto dhe Video)

03.Mar.2015 17:08
0
Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, njëherit ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale, Kori Udoviçki, së bashku me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë takuar sot spektrin politik të shqiptarëve.

Në takim që filloi në zyrën e kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe më pas vazhdoi në press qendër me liderët shqiptarë, u bisedua për situatën e përgjithshme në këtë rajon të Luginës, veçanërisht për atë të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Nënkryetarja Udoviçki, pas përfundimit të takimit theksoi se është e rëndësishme bashkëpunimi i vetëqeverisjes lokale dhe asaj qendrore, duke nënvizuar se Qeveria e Serbisë do të punojë në përmirësimin e gjendjes në këtë rajon.

“Gjatë kësaj vizite pata mundësinë të dëgjojë për shumë vështirësi që gjenden në mes të bashkëpunimit të vetëqeverisjes lokale dhe Republikës të cilat i kamë dëgjuar edhe në vende tjera. Megjithatë këtu në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë natyrisht ekzistojnë probleme të veçanta me të cilat në mënyrë të posaçme kemi dëshiruar që të merremi”, tha nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Kori Udoviçki.

Ajo metëj theksoi se “kjo Qeveri dëshiron të punojë për të ardhmen, të ndërtojë vendin ku të gjithë qytetarët dhe fëmijët shqiptarë, serb apo romë të mbeten këtu dhe të kenë rastin e punësimit në këtë vend”.

Për kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Zoran Stankoviq, i një rëndësie të veçantë është inicimi i deputetëve shqiptar që bisedimet mes përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe spektrit politik shqiptar të Luginës, të rinisin.

“Shpresojë se edhe në periudhën e ardhshme të sigurojmë vizitat edhe të funksionarëve të tjerë në këto tri komuna, pasi kjo është mënyra e vetme që ata në vendngjarje të shohin dhe dëgjojnë të gjitha ato kërkesa të drejtuesve lokal”, tha Stankoviq.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se kanë pasur rastin që të hapim edhe çështjen se përse organet shtetërore nuk respektojnë Ligjin mbi shkrimin dhe gjuhën e pakicave.

“Pse organet shtetërore të Republikës së Serbisë nuk e respektojnë nenin 77 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, që ka të bëjë me punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore në mënyrë proporcionale”, u shpreh Arifi.

Ai tha se kemi hapur temat rreth shëndetësisë, arsimit dhe inkuadrimit të shqiptarëve në organet shtetërore.

“Kemi kërkuar që Qeveria e Republikës së Serbisë të respektojë vendimin e Qeverisë që e ka sjellë në vitin 2010 në lidhje me punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore”, tha mes tjerash Arifi.

Deputeti shqiptar nga Bujanoci, Shaip Kamberi, tha se gjatë takimit kishin kërkuar që qeveria të merret në mënyrë më serioze me problemet në Luginë të Preshevës.

“Në këtë aspekt duhet të rinisë dialogu i ndërprerë në vitin 2013 në kuadër të planit shtatë pikësh për të analizuar dhe marrë në mënyrë konkrete me zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe pikave që përmenden në planin e hartuar nga delegacioni shqiptar, të cilin atëherë e ka pranuar Qeveria e Serbisë, si plan i aplikueshëm dhe plan në të cilin duhet punohet bashkërisht”, u shpreh Kamberi.

Deputeti nënvizoi se vetë vizita e nënkryetares së Qeverise, si e tillë mund të konsiderohet pozitive në frymën e një interesimi të shtuar kohëve të fundit për problemet këtu. Ai pret që ky dialog të rinisë duke pas një qasje më serioze se deri më tani për t’i zgjidhur problemet.

“Nëse nga këto vizita nuk dalin rezultate, atëherë del se është bllof politik të cilin qeveria po mundohet në mënyrë figurative për të tregu një interesim për problemet në këtë rajon, por edhe jo për t’i zgjidhur”, thotë Kamberi, duke shtuar se nuk duhet prejudikuar pasi kërkesat e përfaqësuesve shqiptar u morën shumë seriozisht nga Kori Udoviçki.

Në takimin e sotëm morën pjesë kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ragmi Mustafa, Nagip Arifi dhe Dragisha Petroviq, me nënkryetarët e komunave,  kryetarët e Kuvendeve komunale, deputetët popullor Riza Halimi, Shaip Kamberi dhe Nenad Mitroviqi,  kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviqi dhe kryeshefat e administratave lokale. /Titulli.com/

 
 
"Rimëkëmbja" ekonomike në Luginë e vështirë, fajtorë të gjitha nivelet e pushteteve
I bllokohet timoni afër Vranjës, rrokulliset kamioni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration