Lokale
“UÇPMB tani do të qëndrojë para ndërtesës së administratës në Preshevë” (video)
[caption id="attachment_41352" align="aligncenter" width="576"] Foto: "Kjo është Presheva Jonë"[/caption]
Dëshmorët e UÇPMB-së në këtë 100 vjetor të Pavarësisë janë vendosur në hyrje të ndërtesës së administratës lokale në Preshevë, vend të cilin e kanë më se të merituar
Pllaka përkujtimore me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së do të qëndrojë në qendër të Preshevës, aty ku çdo kush mund të shoh emrat e atyre që ranë për lirinë e trojeve shqiptare.
Në këtë pllakë përkujtimore janë të shënuara 27 emra të dëshmorëve të kombit që ranë në luftën e UÇPMB-së.
Zbulimin e pllakës përkujtimore e bëri kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me prindin e dëshmorit Ibrahim Kelmendi dhe të shoqatës humanitare Lugina e Preshevës.
Në këtë solemnitet përveç përfaqësuesve institucional nga Presheva, mori pjesë edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të të UÇPMB-së me seli në Bujanoc, Edmond Isufi.
Për këtë ditë të veçantë u organizua edhe një program me poezi, ndërsa të pranishmit morën pjesë edhe në koktejin e shtruar./Titulli.com/
[caption id="attachment_41354" align="aligncenter" width="640"] Foto: "Kjo është Presheva Jonë"[/caption]
http://youtu.be/gHkt5AcaHmccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/UÇPMB-Presheve2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!