U mbajt tryeza "Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët" (Foto)
Lokale

U mbajt tryeza "Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët" (Foto)

12.Dec.2014 23:37
0
Rektori i Universitetit "Kadri Zeka", Arben Dërmaku, në hapje të tryezës me temën: "Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët ", tha se qëllimi i organizimit është që si Universitet të kontribuoj sadopak në zhvillimet politike dhe në zhvillimet e ardhshme shoqërore, në kuptimin e integrimit rajonal.

“Kjo tryezë nuk ka për qëllim trajtimin e raporteve shqiptaro serbe në Kosovë, apo shqiptaro serbe në Serbi, mirëpo dëshirojmë që kjo temë të jetë gjithëpërfshirëse” tha Dërmaku në tryezën e zhvilluar në Gjilan.

Ai tha se sa i përket të ardhmes mund ta trajtohet në dy perspektiva, ta vazhdohet me raportet problematike që i kanë shqiptarët dhe serbët tani, apo ta shohin njëri tjetrin si partner. Vetëm partneriteti i zgjidhë problemet theksoi rektori Dërmaku.

Më pas panelisti, Dushan Janjiq, analist politik nga Beogradi, në fjalën e tij tha se përmes bashkëpunimit rajonal mund të zgjidhen problemet.

Sipas tij, bashkëpunimi i serbeve dhe shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë, për Ballkanin Perëndimor ka të njëjtën peshë sikur edhe raportet gjermano – franceze për Evropën Perëndimore, e më pas për krijimin e Bashkimit Evropian. “Ndaj jam i bindur se përmes këtyre projekteve të iniciuara në Berlin, do të vazhdojmë rrugën e normalizimit” tha Janjiq duke vlerësuar iniciativën gjermane për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, raporton "2lonline".

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh panelist i konferencës tha se në rajon jemi të vetmit që për 15 vite janë organizuar tri konferenca të mëdha për të përmirësuar raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, siç janë Konferenca e Rambujesë, Vjenës dhe e Brukselit, kështu që të dyja palët duhet të shikojmë kah e ardhmja perëndimore.

Në tryezë “Nga shqiptarët ose serbët deri të shqiptarët dhe serbët ” kontribuuan me diskutimet e tyre, Riza Halimi, Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Nexhemdin Spahiu, Flora Kadriu, Ismajl Kurteshi, Azem Vllasi, Flamur Hyseni, Kemajl Kurteshi etj.

Përfaqësuesit e Luginës, thanë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve derisa nuk ka trajtim të barabartë të pakicës shqiptare në Serbi me pakicën serbe në Kosovë.

 

Pas debatit dolën edhe konkludimet e konferencës që janë:

- duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe partneritet mes shqiptarëve dhe serbëve,
- domosdoshmëria e dialogut,
- etnitetet në cilindo shtet duhet të kenë të drejta të barabarta,
- integrimi i tërë rajonit në Evropë që për shqiptarët dhe serbët duhet të jetë i njëkohshëm duke tejkaluar problemet ndër fqinjësor. 

/Titulli.com/

Delegacioni i KBI-së takohet me kryetarin e KKSH-së Jonuz Musliun
Si para dy dekadave, "Shota" çmalli shqiptarët e Luginës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration