Të rinjtë ftesë të rinjve: Mos përdorni drogë
Departamenti i të Rinjve dhe i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Bujanoc, në bashkëpunim me shkollën e mesme teknike "Presheva" dhe Zyra e të Rinjve në Preshevë, po realizojnë fushatën kundër dukurive negative.Aksioni ndërgjegjësuese kundër përdorimit të substancave narkotike, i iniciuar nga të rinjtë, të martën ka vazhduar realizimin në Preshevë, duke shpërndarë broshurat 'Droga kushton shtrenjtë, kushton me jete''.
Sipas organizatorëve, fushata e cila zgjatë do të përmbajë spotin kundër drogës, emisione televizive, dokumentarë kundër drogës, shpërndarje të broshurave kundër drogës në shkolla të mesme dhe në qytet, ligjërata të së premtes nëpër xhami me temën kundër drogës si dhe tryeza te rrumbullakëta në Preshevë e Bujanoc, me kumtesa dhe diskutime nga profesionist në lëmi të caktuara, transmeton Titulli.
Kjo fushatë ndërgjegjësimi filloi me 24 nëntor në qytetin e Preshevës ndërsa mbyllet më 4 dhjetor në Bujanoc.
“Bashkangjituni edhe ju aktiviteteve tona, nën moton ‘Të gjithë së bashku kundër drogës’. Thuani STOP drogës...Droga kushton shtrenjtë, kushton me jetë”, porosisin të rinjtë e KBI-së, shkollës së mesme teknike “Presheva” si dhe të Zyrës për të Rinj pran komunës së Preshevës./Titulli.com/