Të rinjtë e (pa)kulturuar, në shtëpi të kulturës! (foto)
Lokale

Të rinjtë e (pa)kulturuar, në shtëpi të kulturës! (foto)

31.Oct.2014 23:30
0

Qëndrimi i të rinjve në Shtëpi të Kulturës në Bujanoc, kësaj radhe është bërë për gazetë, për kulturën e pastërtisë që ata treguan.

Papastërtia e lënë pas në ulëset e sallës së madhe të këtij institucioni të kulturës ka nxitë edhe reagimin e drejtorit Arsim Asllani. 

“Pas një organizimi në Shtëpi të Kulturës, kjo është gjendja që lanë nxënësit e shkollës së mesme, ku fotografit flasin vetë”, është shprehur drejtori i këtij institucioni, Asllani, i cili në adresë të portalit informativ Titulli.com ka dërguar fotografitë e mëposhtme. 

Fara kungulli e luledielli, vezë të thyera, çipsi, pako të zbrazëta të ëmbëlsirave, këto ishin mbeturinat e lënë pas nga të rinjtë, që sipas drejtorit, pjesa dërmuese ishin nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. 

Në mbrëmjen e së premtes, në këtë institucion kulturorë, u zhvilluan “Lojërat pa kufi” që kanë karakter garues, të cilat kanë nxitur interesim dhe pjesëmarrje të lartë të të rinjve. /Titulli.com/

Bastisje në Tërnoc, Policia konfiskon duhan (video)
Reagon LPD, policia ngritë padi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration