Tryeza: Komuna e Bujanocit pa zbatim të kënaqshëm të gjuhës dhe shkrimit shqip
Lokale

Tryeza: Komuna e Bujanocit pa zbatim të kënaqshëm të gjuhës dhe shkrimit shqip

19.Apr.2019 09:18
0

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka mbajtur sot tryezën  “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve - harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV  të Marrëveshjes për bashkimin e Serbisë me BE-në “. Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pushtetit lokal, përfaqësues të Trupit Kordinues, OSBE-së, mediave etj.

Fillimi i tryezës iu dedikua prezantimit të Planit Aksional të Republikës së Serbisë që ka të bëjë me aplikimin, si dhe me eliminimin e mangësive të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit të pakicave kombëtare.

 Të pranishmit u njoftuan me masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga institucionet e ndryshme të karakterit qendror dhe atij lokal.

 Në pjesën debative u paraqiten një sërë vërejtje, si tek Plani Aksional, ashtu edhe tek zbatueshëmria ligjore e gjuhës dhe e shkrimit shqip.

 U konstatua se pjesa dërmuese e institucioneve shtetërore nuk i zbaton sa duhet ligjet që përkojnë me përdorimin e gjuhës, ndërsa mangësi u evidentuan edhe tek një pjesë e  institucioneve lokale.

 Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, që garantojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit. U kërkua po ashtu azhuritet më i fortë i përfaqësuesve institucionalë nga vet bashkësia etnike, në sensibilizimin e mangësive, por edhe një vetëdijesim më i qartë individual për shfrytëzimin e të drejtave në këtë drejtim.

Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”./Titulli.com/

 

 

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/dnj-konferenca.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration