Trupi Koordinues ndan bursa për 300 nxënës të shkollave të mesme nga  Bujanoci, Presheva dhe Medvegja
Lokale

Trupi Koordinues ndan bursa për 300 nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja

05.Dec.2019 12:09
0

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  ka ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga tri komunat që ndjekin mësimin në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Leskoc, Leban, dhe Vranjë.

Në konkurs janë paraqitur 657 nxënës të shkollave të mesme dhe u ndanë 300 bursa në shumën e gjashtë mijë dinarëve në muaj. Në komunën e Preshevës janë ndarë 116 bursa, në komunën e Bujanocit  124 dhe në komunën e Medvegjës 60 bursa.

Kushtet e përgjithshme të konkursit ishin, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe për herë të parë të vitit shkollor 2018/2019, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.

Në komision morën pjesë përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanovacit dhe Medvegjës të cilët u emëruan nga kryetari i komunës dhe katër anëtarë të komisionit nga Shërbimi i Trupit Koordinues.

Konkursi për bursa për nxënës të shkollave të mesme është një nga aktivitetet më të rëndësishme të Shërbimit të Trupit Koordinues me të cilin ndihmohet arsimimi i të rinjve nga komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Rang listën përfundimtare mund të shikoni në:https://bit.ly/338WgAV

copy(/home/titulli/public_html/images/image/575455941_1574413849_221119_1v.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryetari i komunës, Shaip Kamberi merr pjesë në Odën Ekonomike të Sllovenisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration