Trupi Koordinues ndan 6.5 milion dinarë për 274 nxënës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Lokale

Trupi Koordinues ndan 6.5 milion dinarë për 274 nxënës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

08.Dec.2023 09:45
0

Ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviq,  ka ndarë kontratat për bursa për nxënësit e shkollave të mesme në Medvegjë, transmeton Titulli.com.

Ai tha se kujdesi për të rinjtë është lartë në listën e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe se interesi i fëmijëve dhe të rinjve është parimi më i rëndësishëm dhe se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më shumë se 6.5 milionë dinarë janë ndarë për bursa për nxënësit e shkollave të mesme nga tri komuna në jug të Serbisë për këtë vit në buxhetin e Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mjete për bursa mbi 2.7 milionë dinarë janë ndarë për Bujanocin, 2.5 milionë dinarë për Preshevën dhe 1.3 milionë dinarë për Medvegjën. Në Medvegjë 55 nxënës, në Preshevë 105, ndërsa në Bujanoc 114 nxënës, thuhet në njoftim.

Shuma mujore e bursës është 6000 dinarë dhe paguhet për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti, ndërsa Shërbimi i Trupit Koordinues në kuadër të buxhetit për vitin e ardhshëm ka paraparë mjete për këto qëllime në mënyrë që pagesa të vazhdojë deri në fundi i vitit shkollor 2023/24./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/artinovic-medvegje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Reportazh nga Euronews: Varret pa emër përgjatë rrugës së migrimit ballkanik (video)
Kryeministri Kurti pret në takim specializantët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration