Trupi Koordinues me konkurs për dy asistentë
Lokale

Trupi Koordinues me konkurs për dy asistentë

24.Dec.2014 10:56
0
Trupi Koordinues bënë thirrje për paraqitje në konkurs për asistentë lokal në projektin Zbatimi i rekomandimëve për avancimin e procesit mësimor në gjuhën serbe, si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Shërbimi i Trupit Koordinues i fton të interesuarit që të paraqiten për vendin e asistentit lokal në projektin “Zbatimi i rekomandimeve për avancimin e procesit mësimor të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, i financuarë nga Ambasada Britanike në Beograd, Zyra e Komisares për Pakica Nacionale dhe programi i PROGRES-it Europian.

Për realizimin e projektit janë të nevojshëm dy asistentë, një në Bujanoc dhe një në Preshevë.

“Asistentët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me koordinatoren e projektit dhe do të punojnë nën udhëheqjen e saj. Asistentët e angazhuar përfshihen në përpunimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e projektit, mbajtjen e kontakteve me partnerët lokal dhe pjesëmarrësve në projekt, sigurimin e mbështetjes logjistike, përpilimin e raportit mujor të punës dhe aktiviteteve tjera sipas nevojës. Asistenti punët do ti kryej në periudhën kohore nga janari deri në qershor të vitit 2015”, thuhet në njoftimin e Trupit Koordinues.

 

Kushtet të cilat kandidati duhet plotësuar janë:

- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës serbe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);

- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);

- Përfundimi i fakultetit në sferat e shkencave shoqërore, juridik, ekonomi;

-  Aftësi të mira komunikative dhe organizative

 

Dokumentat e domosdoshme:

- Plotësimi i formularit të biografisë të punës

- Letër motivuese 

Dokumentet të dorëzohen për mes postës elektronike në adresën: office@kt.gov.rs

me mbishkrimin: PARAQITJA NË KONKURS PËR ASISTEN LOKAL

Koha për  paraqitjen e aplikacioneve është deri më 05.01.2015 deri në orën 15:30. 

Biseda me kandidatët do të mbahet më 08.01.2015 në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc (Sheshi Karagjorgje Petroviq bb- ndërtesa e komunës Bujanoc). Kandidatët të cilët i  dorëzojnë dokumentet në rregull do të informohen saktë rreth kohës së mbajtjes së bisedës për mes postës elektronike e cila gjendet në formularin e biografisë të punës.

 

Ministri i Punëve të Brendshme nesër në Preshevë
Dy lagje shqiptare në Medvegjë me ura të reja (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration