Trupi Koordinues me konkurs për dy asistentë
Trupi Koordinues bënë thirrje për paraqitje në konkurs për asistentë lokal në projektin Zbatimi i rekomandimëve për avancimin e procesit mësimor në gjuhën serbe, si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Shërbimi i Trupit Koordinues i fton të interesuarit që të paraqiten për vendin e asistentit lokal në projektin “Zbatimi i rekomandimeve për avancimin e procesit mësimor të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, i financuarë nga Ambasada Britanike në Beograd, Zyra e Komisares për Pakica Nacionale dhe programi i PROGRES-it Europian.
Për realizimin e projektit janë të nevojshëm dy asistentë, një në Bujanoc dhe një në Preshevë.
“Asistentët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me koordinatoren e projektit dhe do të punojnë nën udhëheqjen e saj. Asistentët e angazhuar përfshihen në përpunimin e dokumenteve të nevojshme për realizimin e projektit, mbajtjen e kontakteve me partnerët lokal dhe pjesëmarrësve në projekt, sigurimin e mbështetjes logjistike, përpilimin e raportit mujor të punës dhe aktiviteteve tjera sipas nevojës. Asistenti punët do ti kryej në periudhën kohore nga janari deri në qershor të vitit 2015”, thuhet në njoftimin e Trupit Koordinues.
Kushtet të cilat kandidati duhet plotësuar janë:
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës serbe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe (leximi, shkrimi dhe komunikimi);
- Përfundimi i fakultetit në sferat e shkencave shoqërore, juridik, ekonomi;
- Aftësi të mira komunikative dhe organizative
Dokumentat e domosdoshme:
- Plotësimi i formularit të biografisë të punës
- Letër motivuese
Dokumentet të dorëzohen për mes postës elektronike në adresën: office@kt.gov.rs
me mbishkrimin: PARAQITJA NË KONKURS PËR ASISTEN LOKAL
Koha për paraqitjen e aplikacioneve është deri më 05.01.2015 deri në orën 15:30.
Biseda me kandidatët do të mbahet më 08.01.2015 në hapësirat e Trupit Koordinues në Bujanoc (Sheshi Karagjorgje Petroviq bb- ndërtesa e komunës Bujanoc). Kandidatët të cilët i dorëzojnë dokumentet në rregull do të informohen saktë rreth kohës së mbajtjes së bisedës për mes postës elektronike e cila gjendet në formularin e biografisë të punës.