Tregtia me libra...
Vështrime

Tregtia me libra...

10.Nov.2013 20:49
0
Spektri politik shqiptar dhe institucionet komunale të udhëhequra nga lidershipi i Luginës së Preshevës, shpesh bie pavetëdijshëm, apo me qëllim pre e provokimeve të pushtetit qendror të Beogradit.  Shkruan: Kujtim Sadriu Kujtim Sadriu Kjo klasë politike shqiptare, është plotësisht e vetëdijshme se Kosova është shtet i pavarur e tashmë edhe i pranuar ndërkombëtarisht dhe se çdo mall, madje qoftë edhe libra, duhet t’i nënshtrohen një kontrolle rutinore, po kështu ngjet edhe me mallrat e depërtuara nga Serbia në Kosovë. Në qoftë se mallrat nga kufijtë shtetëror futen pa doganë dhe procedura të tjera kufitare llogariten kontrabandë. Kështu ka ngjarë edhe vitin e kaluar para festave kombëtare, kur me qindra e mijëra flamuj kombëtarë u konfiskuan nga inspektorët serbë, në mungesë të dokumentacionit përcjellës. Konfiskimi i librave në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini”, në Raincë të Preshevës, nga inspektorët serbë, nuk do të kishte ndodhur sikur autoritetet e pushtetit lokal këto gjëra do t’i kishin rregulluar ligjërisht. Shembull kemi me mijëra tituj të librave shqip janë depërtuar në bibliotekat Preshevë-Bujanoc, nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në shenjë donacioni, por problem në këtë drejtim nuk ka pasur. Rasti i librave të dhuruara nga Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buaj, për shkollat shqipe në Luginë të Preshevës është dashur të shkojë në forma dhe procedura të tjera e mos të na përsëriten gjërat si me Lapidarin e projekte të tjera të cilat kanë përfunduar në duar të inspektorëve serbë. Problemin e Abetares e kemi që nga shtatori dhe ky problem po na përsëritet vazhdimisht. Nuk ka shembull në botë ku nxënësit mësojnë me dy abetare, kjo ndodh vetëm te ne. Problemi qëndron në atë se nuk ka bashkëpunim mes subjekteve në pushtet deputetit dhe Këshillit Nacional. Deri sa të ketë mospajtime mes këtyre institucioneve Beogradi luan si “maca me miun” në Luginë.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/librat-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Skenaret holivudiane!
Arrestimi i librave në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration