Arrestimi i librave në Luginë të Preshevës
Vështrime

Arrestimi i librave në Luginë të Preshevës

10.Nov.2013 12:21
0
Rasti i fshatit Raincë të komunës së Preshevës, dhe hyrja e policisë në shkollën fillore të këtij vendbanimi për t’ia marrë librat nxënësve, tregon qartë se Serbia iu rikthye vitit 1990, kur u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat për asimilimin e shqiptarëve përveç tjerash edhe në arsim, kulturë dhe shkencë. Shkruan: Fidan N. Shaqiri Fidan N. Shaqiri Në një situatë që akoma është tendencioze, dhe duke qenë në rritje zemërimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga shtypja e përditshme, heqja e Lapidarit dhe provokime të përditshme, ndodh që edhe në gjuhën tënde të mos guxosh të lexosh dhe të arsimohesh. Dhe jo rastësisht Millosh Cërrnjanski, pati thënë: …Çdo shqiptar i shkolluar është një armik më shumë për shtetin e Jugosllavisë”. Tani që Jugosllavia nuk duket kund, serbët dhe pushtetarët po i ngjallin fjalët e tij, pas më shumë se 20 viteve. Është më se e qartë se qeveria serbe jo që nuk është e interesuar të zgjidhë problemin e nxënësve shqiptarë i cili ekziston me dekada, por ajo me çdo kusht dhe në çdo formë po mundohet të ndalojë fëmijët që të arsimohen në gjuhën e tyre. Po ia rikujtojmë qeverisë serbe Deklaratën Universale të të Drejtave të Fëmijëve: Neni 30 “Në shtetet ku ekzistojnё pakica etnike, fetare apo gjuhёsore, ose persona me origjinё autoktone, një fëmije që i pёrket një minoriteti tё tillё ose është autokton, nuk duhet t'i mohohet e drejta për të pasur kulturën e vet,  të ushtrojё dhe praktikojё fenё e vet, ose të pёrdorё gjuhёn e vet sё bashku me anëtarët e tjerё të grupit të tij.” Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kur bëhet fjalë për ngritjen e cilësisë së arsimit nëpër shkollat e Luginës, Ministria e Arsimit të Serbisë nuk ka ide se çfarë bëhet nëpër këto shkolla, dhe se nuk investon asnjë cent për ngritjen profesionale të mësimdhënësve. E në rastin kur dikush ndërhyn për t’i ndihmuar këto institucione të lënë anash nga qeveria serbe, atëherë ajo kërcënon, dhe arreston librat! Situata e brishtë politike në Luginë të Preshevës dhe lënia anash e këtij territori në të gjitha fushat, tregon më së miri se popullata e kësaj ane ka mbetur në harresë edhe nga faktori ndërkombëtar. Popullata e Luginës së Preshevës ka mbetur komuniteti më i diskriminuar në Europë, dhe se askush nuk po bën edhe hapin më të vogël për t’ia tërhequr vërejtjen Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Ku është bazuar ky anashkalim i qeverive të kaluara dhe kësaj aktuale, që të lihet anash ky territor, dhe që të mos zhvillohet kurrë siç duhet?!! Ose, a po provojnë që edhe përmes kësaj forme të diskriminimit, të bëjnë zhvendosjen e popullatës në një territor më të favorshëm për këta shqiptarë (kryesisht në Kosovë), që t’i edukojnë dhe arsimojnë fëmijët e tyre pa ndonjë presion!? Dhe a po ka sukses Qeveria e Serbisë, që t’i dëbojë në heshtje këtë popullatë edhe ashtu të anashkaluar?! Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e harron se çfarë duhet të bëjë që ta ketë vëmendjen e të tjerëve, prandaj përmes këtyre veprimeve ajo do të mundohet të përfitojë më vonë duke “përmirësuar gjendjen në arsim të Luginës së Preshevës”. Por, duhet ta kenë të qartë shteti i Serbisë, se ka njerëz që kurrë nuk lajthisin, dhe se ata që më vonë kërkojnë lavdata, ato nuk i meritojnë. Kurrë nuk arsyetohet qëllimi i mirë me një veprim të pamatur. Nuk arrestohen librat, dhe asnjë pushtet nuk mund t’ia ndalojë një qytetari që të arsimohet në gjuhën e tij, sepse kjo është e drejtë elementare e gjithësecilit. Serbia asnjëherë nuk ka qenë e interesuar për gjendjen ekonomike, sociale, arsimore e kulturore të popullatës së Luginës së Preshevës. Ajo ka qenë dhe është e interesuar vetëm për territorin e Luginës, permes së cilës lidh Europën me Azinë! Shqiptarët e kësaj ane i patën provuar të gjitha format e diskriminimit, dhe megjithatë janë ende aty, qëndruan dhe do të qëndrojnë stoik ndaj çdo njollosje dhe shantazhi. Lugina e përjetoi shpërnguljen e madhe të vitit 1877 për në Turqi, por shqiptarët janë prap aty. Lugina, dhe shqiptarët e kësaj ane, u larguan nga territori i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim të asimilimit, por ajo është akoma aty. U munduan edhe gjatë Luftës së UÇPMB-së të bëjnë zhvendosjen e popullatës shqiptare nga vendi i origjinës së tyre, por dështuan përsëri. Dhe vazhdimisht po provojnë metoda të llojit të tyre për t’i larguar shqiptarët nga territori stërgjyshëror. Siç duket akoma Akademia e Shkencave të Serbisë po ia rikujton vazhdimisht pushtetarëve serb fjalët e të famshmit Çubrilloviq: “Arnatutët është e pamundur t'i shtypësh vetëm me kolonizim gradual... Mënyra e vetme dhe mjet i vetëm është dhuna brutale e një qeverie shtetërore të organizuar...”  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/librat2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Tregtia me libra...
Evropa e njëanshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration