Trajkoviq: Vizitat në veri dhe Preshevë kthejnë idenë e këmbimit të territoreve
Lokale

Trajkoviq: Vizitat në veri dhe Preshevë kthejnë idenë e këmbimit të territoreve

07.Sep.2022 20:58
0

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se druan që ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar. Këtë e ka ndërlidhur me vizitat që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ia bëri Luginës së Preshevës të martën dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, veriut të Kosovës.

 
Në një shkrim në Twitter, Trajkoviq ka komentuar lajmin që kryetari i Komunës së Bujanoci, Nagip Arifi, është pro këmbimit të territoreve. Sipas tij, do të ishte e drejtë që Serbia ta merrte veriun e Mitrovicës, ndërsa Kosova Luginën e Preshevës.
 
Në “Interaktiv” të KTV-së, Arifi tregoi të martën se çështjen ia ka parashtruar edhe zëvendëskryeministrit Bislimi, por se s’kishte marrë përgjigje për këtë kërkesë.

“Kam dronë se përmendja e kësaj ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte aksidentale. Vizitat e përnjëkohshme të Bërnabiqit në veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës, më duken si orkestrim për të ringjallur idenë e ‘këmbimit të territoreve’ si kompromis ‘të pranueshëm’ për Vuçiqin dhe Kurtin”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ideja e këmbimit të territoreve ka qarkulluar vite më parë, por në publik ajo u kundërshtua nga akterë politikë në vend si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rajkovic-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Erdogan shpreson në marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë për targat
Ambasadori amerikan në Beograd Hill do të dëshironte të shihte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration