Lokale
TK ndanë pajisje shkollore falas për nxënësit e Luginës
Të hënën, me 2 shtator, nëntëqind nxënës të klasave të para në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të marrin pajisje shkollore me vlerë prej 804.602,40 dinarë.
Donacioni është siguruar nga ana e Trupit Koordinues (TK) për këto tri komuna. Pajisjet shkollore të kompletuara përmbajnë çantë të shkollës, tri fletore, bllok vizatimi, vizore, ngjyra të drurit, numëratore, gdhendëse, goma, lapsa dhe stilolapsa.
Vlera e një kompleti është 804,60 dinarë.
Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq së bashku me kryetarët e komunave do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollat fillore “9 maji” në Leran të Preshevës, si dhe shkollën “Vuk Karaxhiq” Levosojë dhe “ Desanka Maksimoviq” në Bilaç të Bujanocit.
Nënkryetari i Trupit Koordinues Sima Gazikalloviq së bashku me kryetarin e komunës së Medvegjës do të ndajë pajisjet shkollore nxënësve në shkollën fillore “Jabllanica e Epërme”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!