Thirrje për financimin e shpenzimeve të transportit për nxënësit shkollave të mesme në Bujanoc
THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANSIARE NDIHMA TË NJËHERSHME, PËR TË MBULUAR NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT, PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS SË BUJANOCIT.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës e Bujanocit, të cilët vijojnë mësimet në Bujanoc dhe Preshevë, për muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2022.
Kandidatët që aplikojnë për ofrimin e ndihmës për financimin e një pjesë të shpenzimeve të transportit me kërkesë duhet të paraqesin:
1. letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike ose vërtetimin e vendbanimit të kandidatit
2. vërtetimin nga shkolla e mesme,
3. xhirollogaria e rrjedhëse e kandidatit apo e prindit.
Shuma e shpenzimeve të transportit është deri në 40% e vlerës së biletës mujore të cilin e paguan nga trasportuesit e autorizuar.
Kërkesa për realizimin e të drejtave nga thirja publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 24.05.2022 deri më 31.05.2022.
Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.
Kërkesa për thirje në paragrafin 1. dorëzohet drejtpërdrejt në objektin e komunës së Bujanocit, rr.Karagjorgje Petroviqa, nr.115, Drejtorati për shërbime publike, zyrja 301, prej orës 10.00 deri ora 14.00, me dokumentacionin e kompletuar.
Thirja publike shpallet në tabelën e shpalljeve Komunës Bujanocit si dhe në portalin e komunës www.bujanovac.rs.
Komisioni është formuar me aktvendim të këshillit komunal të datës 23.05.2022.
Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësojë të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpilojë ranglistën preliminare të nxënësve të cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë rang listën përfundimtare të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.
Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të administrates komunal dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).