Thaçi qortoi me vend, por Dacici nuk "ndalej"
Lokale

Thaçi qortoi me vend, por Dacici nuk "ndalej"

08.Feb.2013 21:13
0
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka thënë për Telegrafin se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka të drejtë të qortojë liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës për faktin se kanë mundur që të arrijnë më shpejt marrëveshjen ndërmjet tyre për çështjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së. Por, Halimi ka vlerësuar se edhe në rast se shqiptarët do të arrinin më herët ndonjë konkluzion, prapëseprapë kryeministri serb, Ivica Dacic, do ta shprehte egon e tij nacionaliste duke hequr në mënyrë triumfale këtë përmendore. Në një intervistë për gazetën austriake Die presse, kryeministri Thaçi kishte vlerësuar se përshkallëzimi i situatës në Preshevë ishte një “kurth” që ishte shkaktuar nga disa politikanë shqiptarë, bashkë me politikanë nga Beogradi. Kryeministri Thaçi kishte vlerësuar se Kosova po e paguante këtë, ndërsa i referohej reagimit të dhunshëm të dëmtimit të varrezave të pjesëtarëve të komunitetit serb në disa lokalitete të Kosovës. Në një deklaratë - menjëherë pas heqjes së Lapidarit - kryeministri Thaçi kishte thënë se shqiptarët e Luginës lejuan që të hiqet monumenti pa bërë as rezistencën më të vogël. Deputeti Riza Halimi thekson se gjatë takimeve që i kanë pasur me kryeministrin Thaçi, ky u kishte sugjeruar që të arrinin një marrëveshje kompromisi me autoritetet e Beogradit, duke shfrytëzuar edhe ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Ka vend për kritika për faktin se mund të arrinim dakordimin ndërmjet nesh disa ditë më herët. Edhe po të ndodhte kjo, prapëseprapë kryeministri Dacic do të vepronte ashtu, sepse ai i shfrytëzon këto për të përfituar politikisht. Është e njohur se ai erdhi në pushtet duke përdorur retorikën nacionaliste”, ka thënë Halimi. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Riza-Halimi-lapidari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Përshëndetet me PVD-në, kalon në PD (video)
Medvegja kërkon hapjen e kufirit me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration