Thaçi: Do ta bëj realitet ëndrrën e shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-udhëheqësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Titulli.com.
Ai gjithashtu ka shkruar se është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në Luginën e Preshevës të bashkohen me Republikën e Kosovës.
Madje, ai ka premtuar se këtë ëndërr të tyre do ta bëjë realitet me vullnetin e tij politik të pandalshëm.
Ky është postimi i tij i plotë:
Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haci-lugina-ucpmb.jpg): failed to open stream: No such file or directory