Thaçi: Bindja ime e palëkundur se Presheva, Medvegja e Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se ai nuk është për t’u cënuar integriteti territorial i Kosovës.
Thaçi në RTV Dukagjini ka këmbëngulur se ai është për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Natyrisht edhe sot unë jam për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Kjo është bindja ime dhe është e palëkundshme, pa u cenuar integriteti territorial i Kosovës…Unë nuk jam për të dhënë territore por jam për ta integruar këtë pjesë që është më e diskriminuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Presidenti i Kosovës thotë se dialogu megjithatë nuk ka alternativë dhe këtë gjë thotë se e ka thënë edhe Bruksel.
“Nuk duhet të futem në një proces që është rraskapitës. Njëherë duhet të vijë njohja e më pas proceset tjera janë të lehta për t’u zgjidhur”.
I pari i vendit thotë se Asociacioni nuk mund të del jashtë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Çdo ndryshim do të nënkuptonte formimin e një Republika Serpska në Kosovë”.
Duke folur për taksën, Thaçi thotë se ajo më shumë i ka dhënë prestigj ndërkombëtarë Serbisë sesa përfitime ekonomike Kosovës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haci-kslk.jpg): failed to open stream: No such file or directory