Tërnoci zgjedhë kryetarin
Lokale

Tërnoci zgjedhë kryetarin

19.May.2013 22:51
0
Anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale në Tërnoc sot kanë mbajtur mbledhjen konstituive me ç’rast kanë zgjedhur udhëheqësinë e re. Agimi Haliti është rizgjedhur për kryetar të fshatit më të madh në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në rajon. Halitin e votuan 13-të anëtarët e rinj nga 16-të sa ishin prezent, prej gjithsejtë 19-të sa ka Këshilli i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, raporton Titulli. Gjatë mbledhjes konstituive si kundër kandidatë i Halitit ishte Veli Idrizi i cili nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për drejtues të fshatit. Kryetari i rizgjedhur i fshatit Tërnoc  Agim Haliti falënderoi të pranishmit për zgjedhjen e tij duke thënë se detyrën do ta kryejë me nderë. Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë u zgjodhën edhe dy zëvendës të kryetarit, Arbër Pajaziti dhe Naim Salihu. Në komunë të Bujanocit gjatë muajit prill janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e rinj të Bashkësive Lokale. Në disa fshatra zgjedhjet janë përsëritur për shkak të parregullsive të raportuara nga komisioni zgjedhor. Duhet theksuar se gjatë katër viteve e fundit, Tërnoci fshat shqiptar, është drejtuar nga kryetari i rizgjedhur Agim Haliti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/bashkesia-lokale-ternoc-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bursa dhe kurse verore për studentët e Bujanocit
Vranjë: Vetëtima vret plakun dhe bagëtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration