Tërnoci dyshon në vdekjen natyrale të Reshatit, do të kërkohet obduksion ndërkombëtar (foto)
Lokale

Tërnoci dyshon në vdekjen natyrale të Reshatit, do të kërkohet obduksion ndërkombëtar (foto)

24.Nov.2013 19:55
0
Bashkësia Lokale e fshatit Tërnoc në mbledhjen e jashtëzakonshme të  mbajtur të dielën në mbrëmje, ka gjykuar njëzëri rastin e fundit të vdekjes në burgun e qarkut në Vranjë të bashkëvendësit Reshat Bajrami. Në këtë mbledhje urgjente në të cilën u diskutua për rrethanat e vdekjes së të burgosurit Reshat Bajrami ndër të tjera u propozua ndjekja e procedurave gjyqësore për të kërkuar zbardhjen e këtij rasti. Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Bashkësisë Lokale të Tërnocit mori pjesë edhe vëllau i Reshatit, Fatmir Bajrami. BL Ternoc-Reshati-3 Ai para të pranishmëve shpjegoi se familja përveç raportit të shkurt në të cilin konfirmohet vdekja e vëllait, asnjë dokument tjetër më të zgjeruar, siç është ai pas kryerjes së obduksionit, nuk kanë marrë. Fatmiri u shpreh i gatshëm për të zbardhur rastin deri në fund, pasi sipas tij Reshati është marrë i pafajshëm. Ai u shpreh i gatshëm edhe për kryerjen e një obduksioni të dytë nga mjekë të huaj, pasi nuk i beson analizave të bëra nga mjekët në Vranjë. Një mbështetje të pakushtëzuar familjes Bajrami i ka ofruar edhe Bashkësia Lokale e Tërnocit, si atë morale njashtu edhe ate materiale gjatë zhvillimit të procedurës ligjore, të cilën premtojnë se do ta dërgojnë deri në gjykatën e Strasburgut, raporton Titulli. BL Ternoc-Reshati-2 “Do të presim raportin e obduksionit. Reshati ishte një djalë i ndershëm dhe assesi nuk ndërlidhet me këtë rast”, u shpreh kryetari i BL Agim Haliti, i cili nënvizoi se personeli i burgut nuk e ka marrë seriozisht gjendjen e tij shëndetësore. Dhjetë ditë para se i ndjeri Reshat Bajrami të ndërronte jetë ai kishte kërkuar ndihmë mjekësore, të cilën sipas familjarëve nuk e kishte marrë. Gjatë vizitave që familjarët kishin bërë dhe ankesave të Reshatit për shtrëngim në gjoks, ata kishin sjellë me vete barëra, të cilat gardianët nuk i kishin lejuar që ti futnin në burg e aq më pak t’i jepeshin të ndjerit. Gjendja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, ndërsa sipas Fatmirit, vëllai i tij para se të arrestohej  kurrë nuk ishte ankuar për sëmundje të zemrës. Ai dyshon në tortura psikike që kishte përjetuar i ndjeri si dhe stresin që i kishte shkaktuar duke e ditë se ishte i pafajshëm. BL Ternoc-Reshati-4 Reshat Bajramit iu dha përshëndetja e fundit të premten në varrezat e lagjes së Strukarëve në Tërnoc. Familjarët janë shprehë të gatshëm që trupin e të ndjerit ta zhvarrosin për një obduksion nga mjekë të huaj, në mënyrë që të zbardhet rasti i vdekjes së mistershme, dhe të mos vdesin edhe tjerë shqiptarë të pafajshëm. Me këtë propozim anëtarët e familjes së bashku me Bashkësinë Lokale të Tërnocit ditëve në vijim do t’i drejtohen Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Bujanoc. Reshat Bajrami ishte në paraburgim me arsyetimin se ishte bashkudhëtar në makinën “Audi” e cila shkeli për vdekje policinë Goran Gjorgjeviq nga Kërshevica e Bujanocit/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/BL-Ternoc-Reshati-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë (foto)
Të hënën bëhet inaugurimi i rrugës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration