Lokale
Tërnocasit protestojnë, nuk lejojnë zhvendosjen e njehsorëve elektrikë (video)
Qytetarët e Tërnocit të komunës së Bujanocit nuk kanë lejuar punëtorët e Elektrodistribucionit të Serbisë që të zhvendosin njehsorët elektrikë në një lartësi më të madhe.
Qytetarë të Tërnocit janë grumbulluar sot në qendër të fshatit për të ndalur punëtorët e Elektrodistribucionit që të vendosin në një lartësi më të madhe orët elektrike që kjo kompani më herët i ka instaluar në shtyllat elektrike.
Qytetarët thanë se janë mbledhur sot për të protestuar kundër kësaj dukurie deri në arritjen me shkrim të kërkesave të tyre të dërguara në njësinë qendrore të Elektrodistribucionit në Nish, raporton RTB.
Elektrodistribucioni kishte ftuar sot në vendin e ngjarjes edhe policinë por pasi që ata nuk asistuan në zhvendosjen e njehsorëve punëtorët e kësaj kompanie u larguan pa përfunduar punë.
Sic dihet edhe të hënën është mbajtur një protestë e këtillë e banorëve tërnocas nga e cila kanë dalë pesë kërkesa të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, dërguar Elektrodistribucionit në Nish./Titulli.com/
http://www.dailymotion.com/video/x112arl_protesta-ternoc-19-06-2013_newscopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/ternoc-protresta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!