Lokale
Të vdekurit i lartësojnë, të gjallët si vlerësojnë (foto)
Ja që ndodhi edhe kjo! Ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe përfaqësuesit e OVL-së sot janë nënçmuarë rëndë nga këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve të Luginës së Preshevës.
Këshilltarët shqiptarë të akomoduar mirë në ulëset e tyre, liderët politik me kollare e disa edhe me ujë me limon, sot nënçmuan rëndë përfaqësuesit e OVL-së dhe ish pjesëtarët e UÇPMB-së duke i lënë ata të ulur në dyshemenë e Kuvendit.
Ishin mbledhur për çështjen e lapidarit në Preshevë, ndërsa ata që kontribuuan shumë për të ardhë politikanët në këto poste, u harruan.
Gazetari i Titullit i cili përcolli për së afërmi këtë seancë arriti që të kapë me objektivin e tij këtë situatë të palakmueshme, kur këta ish pjesëtarë të UÇPMB-së ishin harruar duke i lënë të ulur ata me një qoshe të sallës së Kuvendit.
Shtrohet pyetja, përse u mbajt seanca e sotme, a ishte ajo për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve dhe ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, apo një mundësi e mirë për politikanët për të rritur rejtingun e tyre me deklarata "madhore"?
Lënia në harresë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe nga ana tjetër mbrojtja e një pllake përkujtimore me emrat e bashkëluftëtarëve të tyre, le të dyshojmë qëllimin e mbajtjes së kësaj seance të tre Kuvendeve shqiptare të Luginës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/ovl-kuvend1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!