Lokale
Të rinjtë e shëndosh në Bujanoc pa alkool
Iniciativa Akademike Forum 10, nga Bujanoci ka organizuar një seminar njëditor me temën „Të rinjtë e shëndoshë“, i cili është mbajtur në hapësirat e Press Qendrës në Bujanoc.
Pjesëmarrës të këtij seminari ishin 20 të rinj nga komuna e Bujanocit të cilët u njohën më shume për shkaqet që sjellë përdorimi i alkoolit në jetën e njeriut.
Ligjërata për alkoolin në seminar ishte përgatitur nga Dr. Mejdi Zeqir, dhe të rinjtë u informuan mbi dëmet që shkakton përdorimi i tij, si dhe se si duhet reaguar dhe kujt duhet drejtuar nëse hasin në situata kur dikush sëmuret nga përdorimi i tepërt i Alkoolit, gjithashtu me shumë kujdes është shpjeguar se si mund te kalojmë në Alkoolizëm kronik , si dhe fazat e shërimit nga Alkoolizmi.
Përfundimi i ligjëratës është shoqëruar me një koktej gjatë të cilit pjesëmarrësit kishin mundësi te diskutonin debatonin si dhe të pyesnin Dr. Zeqirin mbi çdo paqartësi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/DSCN0715.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!