“Të nderuar patriotë…” (video)
Lokale

“Të nderuar patriotë…” (video)

01.Feb.2013 20:30
0
Atë që nuk mundi ta bëjë në qytetin e vet e bëri në sheshin e Bujanocit. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me fjalimin e tij “ndezi” masën e tubuar sot në protestën e mbajtur në Bujanoc. Ky është fjalimi që Mustafa e shfrytëzoi për tu shfryer ndaj Qeverisë së Serbisë për heqjen e dhunshme të lapidarit në Preshevë. E filloi me patriotizëm dhe e përfundoi fjalimin me bashkim kombëtar, fjalë tashmë shumë të njohura për qytetarët e Luginës. Mustafa ndaj Qeverisë së Serbisë dërgoi akuzat më të rënda që ka bërë ndonjëherë. Ai i mllefosur,  qeverinë e Daçiqit e quajti “regjim totalitar të Serbisë i cili diskriminon skajshmërisht të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”. Kryetari i Preshevës foli edhe për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, ku tha se deri te ky aksion i xhandarmërisë erdhi pasi që Beogradi tanimë i kishte burgosur pothuajse të gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së. Të gjithë këto fjalë Mustafa nuk arriti ti thotë në Preshevë, në protestën e 21 janarit, një ditë pas heqjes së lapidarit. Atë ditë ai dhe liderët tjerë ikën nga protesta nën fishkëllimat e protestuesve preshevar. Patriotizmi me fjalime nuk u shit në Preshevë. Disa liderë nuk mbajtën premtimin siç thanë atë kohë se do të mbronin lapidarin me çdo kusht, madje edhe me trupat e tyre. Edhe kryetari Mustafa “hëngri” fjalët, deri më tani nuk ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme që e kishte premtuar publikisht në rast të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës./Titulli.com/ http://youtu.be/RDHf0TcFlPMcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Ragmi-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe sot"
Nuk ka radikalizëm të shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration