Tana kthehet nga Turqia me zemër të shëndosh
Lokale

Tana kthehet nga Turqia me zemër të shëndosh

01.Jan.2014 02:22
0
[caption id="attachment_97188" align="alignleft" width="278"]Tana Sabedini Tana Sabedini[/caption] Tana Sabedini është vogëlushja nga Presheva e cila kërkoi ndihmën e qytetarëve për t’iu nënshtruar operacionit në zemër. Falë njerëzve të vullnetit, Tanës së vogël iu mundësua operacioni falas. Pikërisht në ndërrimin e motmoteve ajo u kthye pran familjes shëndosh e mire. Ajo qëndroi për një muaj në spitalet turke. Në orët e hershme të mëngjesit të së martës Tana e vogël pas  shumë sakrificave iu kthye gjirit familjarë. Ajo iu nënshtrua operacionit në zemër ditë më pare në spitalin më të njohur të Turqisë Mehmet Akif në Stamboll. Gjendja e saj shëndetësore është e mire theksoi për TV Preshevën e ëma e Tanës, Majlinda Sabedini. Ajo ndihet mjaft e kënaqur për përkrahjen e të gjithë njerëzve të vullnetit të mire që e ndihmuan në shërimin e vajzës. Tana e vogël sërish pas një viti do ti nënshtrohet operacionit në zemër në spitalin Mehmet Akif në Stamboll. Familjarët e Tanës presin që viti që po vjen të jetë vit edhe më i mirë se ky që po e lëmë pas./Titulli.com/   ________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/nDMCSCn7Yyccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/TANA11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoc: Autodidakti që komplekson profesionistët!
Lugina feston me fishekzjarre (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration