Takimi Vuçiç-Klosi për avancimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shqipërisë në fushën e turizmit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, diskutuan mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në këtë sferë.
Ndonëse një numër gjithnjë në rritje i turistëve nga Shqipëria vizitojnë Serbinë dhe anasjelltas, Vuçiç dhe Klosi konstatuan se ekzistojnë potenciale të pashfrytëzuara dhe të mëdha dhe se për këtë arsye është e nevojshme të punohet në promovimin e ndërsjellë të ofertës turistike të të dy vendeve. Në këtë kuptim, ata theksuan rëndësinë e ekzistencës së një fluturimi direkt të linjës ajrore 'Air Serbia' midis Beogradit dhe Tiranës, njoftoi Presidenca e Serbisë.
Vuçiç dhe Klosi mirëpritën heqjen e roamingut në Ballkanin Perëndimor, i cili hyri në fuqi me 1 korrik, si një nga stimujt për qarkullim më të madh turistik në rajon. Ata gjithashtu arritën në përfundimin se nisma për bashkëpunim midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e njohur si "Shengeni i Vogël", hap mundësi për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe për një shkëmbim më të madh turistik.
Presidenti serb propozoi masa konkrete për avancimin e aktiviteteve turistike midis dy vendeve si dhe mbështetje për rritjen e nivelit të investimeve në fushën e turizmit.
"Në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Mini Shengenit, është e mundur të punohet edhe më shpejt në zhvillimin e ofertës turistike si në Shqipëri dhe Serbi, ashtu edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor", përfunduan bashkëbiseduesit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-klosi.jpg): failed to open stream: No such file or directory