Lokale
“Takimet e Vendlindjes - Priboci 2012”
Këshilli Organizativ i fshatit Priboc të komunës së Bujanocit, organizon manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes - Priboci 2012” i cili do të mbahet në fshatin Priboc.
Në këtë manifestim, takohen farefisi, shokët dhe miqtë për të shuar mallin e vendlindjes, për të kujtuar vitet e largëta ku kanë jetuar ata, baballarët dhe stërgjyshërit e tyre, e posaçërisht për t’u njohur në mes veti gjeneratat e reja.
Manifestimi “Takimet e Vendlindjes- Priboci 2012” për banorët e Pribocit ka një domethënie mjaftë të madhe dhe mbahet në frymën e njohjes së të rinjve në mes vete, thellimin e dashurisë ndaj njëri tjetrit, zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive, vizita shtëpive ku janë rritur dhe kanë lozur e që sot gati kanë mbetur rrënoja.
Krahas udhëtimit me automjete individuale për udhëtimin e qytetarëve pribocas është siguruar një autobus pa pagesë. Autobusi niset në ora 8.00 nga stacioni i autobusëve në Gjilan.
Takimi i sivjetmë është i katërti me radhë, dhe është takim tradicional që bashkon në vendin e të parëve të tyre qytetarë të shumtë të shpërngulur nga fshati Priboc në periudha të ndryshme kohore dhe të shpërndarë nëpër shumë shtete e kryesisht në Kosovë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/priboci-fund.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!