Surdulli: Do të lehtësojmë qarkullimin e lirë drejt Kosovës
Lokale

Surdulli: Do të lehtësojmë qarkullimin e lirë drejt Kosovës

11.Jul.2012 14:21
0
Një delegacion nga Komuna e Dardanës me kryetarin e saj Shaip Surdullin, sot ka qëndruar për një vizitë zyrtare  në komunën e Bujanocit dhe zhvilloi takim pune me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin. Gjatë takimit  u bisedua për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy komunave me qëllim përfitimin e fondeve nga Bashkimi Evropian, po ashtu u bisedua edhe për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave ku është një pengesë për shkak vënies së taksave kufitare. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka thënë se ky takim është një rast i mirë, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave. “Ky është një rast i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe biseduam se si do të fitojmë fonde nga  Bashkimi Evropian, sepse ata janë gati gjithmonë të ndihmojnë komunat ndërkufitare. Gjithashtu biseduam edhe për qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve ku kemi pengesë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak vënies së taksave kufitare”, thotë Arifi. “Bashkëpunimin do ta kemi edhe në aspektin kulturor dhe arsimit. Ku këto bashkëpunime vetëm se kanë filluar në mes shoqërive kulturoro-artistike të cilat veprojnë në Bujanoc me ato të Dardanës por do të kemi edhe ndonjë vizitë të shkollave fillore por edhe të mesme nga komuna e Bujanocit me atë të Dardanës dhe anasjelltas”, shton Arifi. “Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me komunën e Bujanocit dhe biseduam që në të ardhmen të përfitojmë për dy komunat nga organizatat ndërkombëtare, sidomos nga Bashkimi Evropian dhe do të bëjmë ndonjë inicim për projekte të përbashkëta që lidh dy komunat dhe njëherit do të bashkëpunojmë edhe në aspektin e arsimit, kulturës, sportit, të komunikimit më të lehtë të qytetarëve të dy komunave”, deklaroi Surdulli. Ai u zotua se do të mundohet  të ndikoj te Qeveria  e Kosovës me qellim për lehtësimin e qarkullimit dhe të zvogëlohet pagesa e qytetarëve me rastin e kalimit në kufi. Kjo ishte vizita e parë e një zyrtari nga Kosova që i bëhet Bujanocit. Komuna e Bujanocit dhe ajo e Dardanës njihen si dy komuna më bashkëpunuese, pasi që kjo e fundit i ka dalë në ndihmë shumë herë qytetarëve të malësisë së komunës së Bujnanocit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/shaip-surdulli-nagip-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Keqpërdoret uji i pijshëm në Preshevë
Vatra: Demolohen shtëpitë e shqiptarëve në Malësinë e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration