Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, Bislimi fton komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.
Bislimi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.
“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht. në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/esnik-Bislimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory