Studentët nga Lugina fillojnë praktikën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës
Lokale

Studentët nga Lugina fillojnë praktikën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës

05.Oct.2020 19:48
0

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka njoftuar për pranimin e 5 studentëve nga Lugina e Preshevës për fillimin e punës praktike profesionale pranë kësaj ministrie.

Ky është postimi i saj i plotë në facebook: 

Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.

Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.

Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më!

copy(/home/titulli/public_html/images/image/tublla-lugina-ptaktika.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Dogana e Serbisë ia konfiskon një shqiptari nga presheva 95 mijë euro të padeklaruara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration