Studentët nga Turqia arrin në Bujanoci dhe Preshevë
Qytetarët e Republikës së Serbisë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët studiojnë në universitetet e Republikës së Turqisë në mënyrë të sigurt janë kthyer në vend.
Komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar për këta studentë ka organizuar transportin e tyre.
Trupi Koordinues dhe komuna e Bujanocit kanë siguruar ushqim, ujë, maska, dorëza dhe mjete dezinfektuese për secilin student, në mënyrë që të sigurohet siguria më e lartë e mundshme përgjatë rrugës. Bashkëqytetarët tonë do të qëndrojnë në vetizolim 28 ditë, duke rrespektuar të gjitha masat e caktuara higjienike dhe shëndetësore të Republikës së Serbisë.
Trupi Koordinues shpreh faleminderim të veçantë Konzulatës në Turqi, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe të gjitha organeve shtetërore për ndihmën e madhe që treguan për t’i kthyer studentët në Republikën e Serbisë.
Informatë e përpunuar nga Trupi Koordinues, për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/tudentet-ankara.jpg): failed to open stream: No such file or directory