Stefanoviq në Bujanoc: Po sulmuat Serbinë do ta merrni përgjigjen shpejtë (Foto)
Lokale

Stefanoviq në Bujanoc: Po sulmuat Serbinë do ta merrni përgjigjen shpejtë (Foto)

09.May.2015 15:24
0

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka porositur të shtunën nga baza e Xhandarmërisë në Ristovc të Bujanocit se pjesëtarët e MPB-së së Republikës së Serbisë po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të ruajnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë dhe qytetarëve të saj.

“Në zonën tokësore të sigurisë dhe rajonin kufitar në drejtim të Maqedonisë kemi nisur njësi përforcuese të Xhandarmërisë dhe njësisë Kundër-terroriste. Gjithashtu, është rritë prezenca edhe e policisë kufitare dhe të gjithë logjistikës tjetër të nevojshme për forcat policore”, ka thënë ministri gjatë qëndrimit në Komunë të Bujanocit, raporton Titulli.com. 

Stefanoviq ka porositur “ata” që dëshirojnë të organizojnë sulme në territor te Serbisë, se do të marrin përgjigje të shpejtë. 

“Duhet të jemi seriozë dhe përgjegjës në mënyrë që t’i tregojmë të gjithë atyre që eventualisht  mendojnë për sulme terroriste në territorin e Serbisë, se shpejtë dhe në mënyrë efikase do të ndalohen. Situatën në Maqedoni jemi duke e përcjellë nga fillimi, kemi ngritur gatishmërinë luftarake dhe nuk kemi lejuar që situatë e tillë të na befasojë”, është shprehur Ministri i Punëve të Brendshme. 

Nëse do të kemi valë të refugjatëve, Qeveria e Republikës së Serbisë ka theksuar se do ta përcjellë, në mënyrë që të reagohet me kohë rreth akomodimit dhe pranimit të këtyre qytetarëve. /Titulli.com/

*********************************************************************************************************************************

Xhandarmëria serbe drejt Preshevës

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka njoftuar kolegen maqedonase Gordana Jankullovska se janë dërguar forca shtesë të policisë në kufi me Maqedoninë, në Preshevë. Stefanoviq është nisur drejt bazës së Xhandarmërisë në Ristovc të Komunës së Bujanocit.

Në zonën kufitare me Maqedoninë, në Preshevë, për shkak të incidentit të armatosur në këtë vend, janë dërguar forca shtesë të policisë, ka mësuar agjencia Tanjug nga burimet në MPB, transmeton Titulli.com.

Pas ngjarjeve në Kumanovë, atmosferë e tensionuar mbizotëron edhe në Preshevë, derisa forcat e Xhandarmërisë serbe vendosen në zonën e sigurisë tokësore me Kosovën dhe në kufi me Maqedoninë.

Kjo radhitje e njësisë speciale është bërë me urdhër të ministrit Stefanoviq, theksohet në MPB.

Përndryshe, Televizioni Publik i Serbisë ka njoftuar se 450 pjesëtarë të Xhandarmërisë janë radhitur në zonën tokësore të sigurisë, në linjën kufitare administrative me Kosovën./Titulli.com/ 

Përfundoi aksioni policorë në Kumanovë
"PVD do të jetë bartëse e pushteteve lokale në Luginë" (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration