Stankoviq: Presheva , Bujanoci dhe Medvegja do të mbeten të Serbisë?
Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ishin dhe do të mbeten pjesë integrale e Serbisë, kështu ka thënë për mediat serbe Zoran Stankoviq, transmeton Titulli.com.
“Në disa raste, kam folur për këtë dhe mendimi që shtroj unë, bazohet në qëndrimin unik të autoriteteve shtetërore dhe bindjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se liderët shqiptarë lokalë i respektojnë ligjet e vendit tonë në punën e tyre të përditshme dhe punojnë për të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.
Stankoviq kujton se kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë i kanë urdhëruar përfaqësuesit piltik shqiptarë që të zgjidhin problemet e tyre brenda organeve të Republikës së Serbisë./Titulli.com/