Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo-shqiptare në Bujanoc
Kryetari i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë lidhur me ndalesën e prezantimit të filmit “Kufiri I Ballkanit” në Bujanoc ka reaguar duke thënë se duhet ndërmarrë masat ndaj atyre që ndaluan këtë shfaqje në Bujanoc.
"Prezantimi I filmi “Kufiri Ballkanik" është anulua sipas informatave nga autoritetet e komunës me vullnetin e drejtorit të shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe për këtë nuk është njoftuar asnjë përgjegjës në komunën e Bujanocit”, ka thënë Stankoviq në deklaratën e tij, shkruan Titulli.com.
Ai është shprehur se drejtori gjendet në pushime jashtë vendit dhe posa të kthehet duhet të ndërmerren masat e caktuara ndaj personit përgjegjës për këtë vendim.
“Qëndrimi im personal është se prezantimi I këtij filmi në asnjë mënyrë nuk mundet të dëmtojë raportet ndër njerëzore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë komunë.
Filmi “Kufiri i Ballkanit” është prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë I cili tregon gjithashtu ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/oran-stankoviq.jpg): failed to open stream: No such file or directory