Stankoviq do të vizitojë Luginën
Lokale

Stankoviq do të vizitojë Luginën

12.Feb.2013 12:42
0
Kryetari i Trupit Koordinues (TK) për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë në Luginë Zoran Stankoviq, kryetar i TK-së gjatë së mërkurës do të vizitojë komunën e Preshevës, me ç’rast përveç takimit me kryetarin Ragmi Mustafa do të takohet edhe me banorët e fshatrave përreth. Gjatë qëndrimit në Preshevë do të bisedohet për panairin e paralajmëruar për investime, librat e amzës dhe listat zgjedhore. Stankoviq ndër të tjera do të vizitojë edhe pikën kufitare Miratoc-Llojan që lidhë komunën e Preshevës me Maqedoninë, ndërsa në fund do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e OSBE-së. Gjatë qëndrimit në Bujanoc, të enjten, Stankoviq qëndrimin zyrtarë do ta fillojë me takimin që do të realizojë me kryetarin e komunës, Nagip Arifin. Ai do të vizitojë edhe fshatin më të madh shqiptarë në këtë komunë, Tërnocin. Kryetari i Trupit Koordinues vizita do të bëjë edhe në ndërmarrjet e suksesshme të kësaj komune./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/stankoviq1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoci dhe Presheva borxhlinjtë më të mëdhenj
“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq”, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration