Sqarim qytetarë: Si po "realizohet" procesi i pasivizimit të vendbanimit në Preshevë (dokument)
Lokale

Sqarim qytetarë: Si po "realizohet" procesi i pasivizimit të vendbanimit në Preshevë (dokument)

19.Feb.2021 08:15
0
Sipas Kujtim Sadriu, drejtues i Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim në Preshevë procesi i pasivizimit të vendbanimeve po vazhdon në mënyrë të heshtur.
 
 
Kjo është letra e plotë nga Kujtimi Sadriu dërguar Komisionit për emërtimin e rrugëve pranë administratës komunale në Preshevë: 
 
SI PASOJË E TORTURAVE QË PO I BËHEN QYTETARËVE, QË EDHE UNË JAM NJË NDËR TA.
SOT I BËRA NJË KËRKESË KOMISIONIT PËR EMËRTIMIN E RRUGËVE, Zotit Avni Alitit
 
Fillimisht si drejtues i OJQ-së- Qendra për Hulumtim dhe Monitorim - QHM,
 
Unë Kujtim Sadriu i lindur në Preshevë dhe poashtu me vendbanim në Preshevë, deri në moshën time 40 vjeçare adresa ime në të gjtha dokumentacionet më ka figuruar: Sveta Tomiqa nr. 23E.
 
Para një viti më parë më është dashur të ndrroj letërnjoftimin. Kur u paraqita pran administratës policore, nga referentja e Stacionit Policorë më obligoi të nxjerr një çertifiKatë pran Shërbimit të Katastrit në Preshevë për ta përcaktuar edhe numrin e shtëpisë edhe pse e kisha.
 
Me të nxejrrur certifikatën me datë 21.07.2020 me nr. 951-5-070-6663/2020 në Katastër për përcaktimin e numrit më është ndrruar edhe rruga e cila pastaj po figuronte nga Sveta Tomiqa në PRVA NOVA 23 D!
 
Përpos rrugës time, janë ndrruar edhe shumë emërtime të rrugëve në Preshevë dhe kjo ka krijuar prombleme të mëdha për shumë qytetarë e sidomos që ka si pretekst një nismë për të pasivizuar adresat e qytetarëve në Preshevë.
 
Ndaj, kërkesa është si në vijim:
Komisioni për emërtimin e rrugëve a ka marrë ndonjë vendim për ndrrimin e emrave të rugës Prva Nova, Druga Nova, Treqa Nova ejt. ?
 
Nëse ju nuk keni emëruar ashtu edhe siq parashifet me Ligjin për regjistrimin hapsinorë dhe regjistrimin e adresave ("Gazeta Zyrtare e RS", Nr. 9/2020) Neni 13, Ju lutem të më informoni se kush dhe si emëroi këto rrugë që sot qytetarët ballafaqohen me probëleme serioze. Si u ndrrua emërtimi i tyre? Nëse ekziston ndonjë vendim Ju lutem t‘na dërgoni kopjen.
 
Në pritje të përgjigjes tuaj.
Kujtim Sadriu
No photo description available.
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/reseva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Sonda Perseverance zbarkon në kraterin e Marsit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration