Spastrimi etnik i Luginës, “brina” s’ka!
Vështrime

Spastrimi etnik i Luginës, “brina” s’ka!

03.Oct.2013 16:42
0
Daçiqi kërcënohet se”nuk do të ketë më hamendje për numrat “magjik” mbi  atë se sa shqiptarë jetojnë në Serbi”, duke paralajmëruar regjistrimin e jashtëzakonshëm të shqiptarve të Luginës. Takimet e liderëve shqiptarë ndaras, jashtë mediave dhe opinionit, me kreun shtetërorë të Serbisë janë të papranueshme dhe të rrezikëshme për fatin shqiptarve të Luginës. Dikush tha se spastrimi etnik i Luginës, “brina s’ka”, por ai është duke ndodhur me masa të ndryshme dhe presione të pushtetit të Serbisë, në partneritet dhe koordinim “të heshtur” me pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc, që aktualisht udhëhiqen  nga partitë politike shqiptare.   Shkruan: Nehat Hyseni nehat-hyseni Paralajmërimi i “stuhisë” Kampanja antishqiptare e Qeverisë së Serbisë dhe e Kryeministrit Daçiq ka filluar të ringjallet, me tërë fuqinë e vetë mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kësaj radhe, sa duket, është bërë llogaria për t’ia dhënë grushtin përfundimtarë kësaj pjese të Shqiptarisë. Deklaratat e Daçiqit se " kam biseduar me Zoran Stankoviqin që edhe unë ta bëj të njejtën në dy javët e ardhshme, të kemi pozitë aktive dhe këtu aspak nuk ka dilemë se çfarë politike do të ketë qeveria e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë precedent kur bëhet fjalë për pakicat kombëtare", duke shtuar se nuk do të ketë më hamendje për numrat “magjik” mbi  atë se sa shqiptarë jetojnë në Serbi dhe në Luginë. Natyrisht, duke pretenduar se numri i tyre duhet jetë shumë më i vogël se sa pretendojnë subjektet politike shqiptare të Luginës. Insistimi i stërpësëritur i kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Dr. Zoran  Stankoviq me arsyetimin dhe parollën se në këtë mënyrë do t'i "ndihmohej shqiptarve të Luginës me kostatimin e numrit të saktë të tyre", është i rrezikshëm dhe me pasoja të imagjinueshme kundër shqiptarve të Luginës së Preshevës, meqë nuk kanë dalur në regjistrimin e vitit 2011, kështu që kanë mbetur pa u regjistruar.  Bojkotimi  i Cenzusit 1991 dhe 2011 Në atë regjistrim janë regjistruar vetëm anëtarët e familjeve të regjistruesve dhe instruktorëve të paktë shqiptarë, për t'i arsyetuar mëditjet dhe pagesat joshëse që i merrnin, ata kishin regjistruar familjet dhe të afërmit e farefisin e tyre. Kështu, në Preshevë ata regjistruan diç më pak se 450, kurse në Bujanoc reth 240 shqiptarë, kurse në Medvegjë u regjistruan 520 shqiptarë. Gjithsej në Luginën e Preshevës me Regjistrimin e popullsisë, apo si po quhet tani Cenzusin, u regjistruan reth 1200 shqiptarë, që i bie më pak se një banorë për 1250 kilometër katrorë që ka gjithsej Lugina. Kurse shqiptarët e Vojvodinës ishin reth 2000 ( dy mijë) dhe në Beograd u regjistruan gjithsej 1200 shqiptarë. Pra, në tërë Serbinë u regjistruan gjithsej reth 4200 shqiptarë! Për të qenë ironia edhe më e madhe, Qeveria e Serbisë i caktoi financimin e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarve në Serbi sipas këtij numri të Cenzusit të bojkotuar nga ata! Me këtë, Qeveria e Serbisë, e ndihmuar edhe nga partitë politike shqiptare që aktualisht janë duke udhëhequr pushtetin lokal në Bujanoc dhe Preshevë, të cilat nuk lanë “gurë pa lëvizur” në luftën e tyre të tërbuar kundër këtij Këshilli të shqiptarve, ndoshta pa dashjen dhe me keqardhjen e elektoratit shqiptarë, ia ndihmuan  dhe lehtësuan punën asaj në këtë drejtim. Sipas kësaj logjike, edhe Gjykata komunale në Preshevë u suprimua, meqë nuk i përmbushte “kriteret” sipas numrit të banorëve, meqë e tërë Komuna e Preshevës, me 35 fshatra dhe qytetin, kishin jo më shumë se një fshat mesatar! Duhet theksuar faktin se shqiptarët e Luginës së Preshevës, ashtu si Kosova,  e patën bojkotuar edhe Regjistrimin e popullsisë të vitit 1991, me arsyetimin se nuk ishin plotësuar pesë kushtet elementare të parapara me Lugjin mbi regjistrimin e popullsisë dhe me normat e standardet europiane. Meqë unë isha caktuar nga partitë politike shqiptare për ta menaxhuar aktivitetin tonë dhe kontaktet me pushtetin qendrorë dhe lokalë, unë atëherë kisha paraqitur kërkesat tona këmbëngulëse, në pesë pika dhe ia pata dërguar atyre dhe institucioneve dhe mediave vendore e ndërkombëtare. Duhet theksuar se atëherë vërejtje, sugjerimet dhe kërkesat tona u vlerësuan si të arsyeshme edhe nga vet Komisioni shtetërorë i Jugosllavisë (Serbisë) së atëherëshme, meqë fletëregjistrimet ishin vetëm në gjuhën serbe, instruktorët, regjistruesit dhe kontrollorët nuk ishin në përputhje me strukturën nacionale të popullsisë, afatet kugjite nuk ishin respektuar, etj. Atëbot edhe shtypi shqiptarë e vlerësoi lartë aktivitetin tonē në këtë drejtim, duke na veçuar elavdëruar  si shembull i "rrezistencês aktive paqêsore", që admirohej atëherë. Por, edhepse ne e bojkotuam Regjistrimin dhe në pushtet ishte regjimi diktatorial i Millosheviqit, megjithatë nuk i ndërmorën këto masa drastike si pushteti aktual i Serbisë, që shtiret dhe pretendon ta bindë veten dhe BE-në se është  pushtet "demokrat"! Sa shqiptarë ka Lugina? Unë kam bërë një studim socio-demografik për Preshevën,” për nevoja interne” të USAID-it (CHF-së) , meqë isha Koordinator i Grupit EEE të CHF-së, që përbëhej nga përfaqësues të biznesit dhe të vetadministrimit lokal dhe kishte gjithsej 15 anëtarë. Ai studim është përdorur edhe në hartimin e Studimit demografik të periudhës 100 vjeçare të popullsisë së Kosovës, të hartuar dhe botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) si dhe ka hyrë në bibliografinë e saj. Detyrë e Grupit tonë ishte” identifikimi I prioriteteve investuese në komunë”. Financimi bëhej  nga CHF (USAID) 50% dhe Qeveria e Serbisë, nëpërmes Trupit Koordinues 50%. të mjeteve.Kështu, në periudhën 2002-2007, sa ka ekzistuar ky Grup, janë bërë shumë investime të vlefëshme në infrastrukturë dhe biznese.Studimi ipërmendur mbështetej në Cenzusin-Regjistrimin e popullsisë të 31 marsit 2002 dhe isha në Entin Federativ dhe në Entin Republikan të Statistikës, me qëndrim njëjavor. Duhet cekur se me Regjistrimin (Cenzusin) e vitit 2002, jashtë regjistrimit kishin mbetur reth 30% të popullatës së Preshevës, meqë për here të pare aplikohej standardi europian, si kriter që të mos regjistrohen banorët të cilët  janë një vit e më tepër në qëndrim jashtë vendlindjes. Disa fshatra, si psh. Miratoci kishte mbi 55% të populates jashtë, Rainca reth 46%, etj. Dhe të gjithë këta mbeteshin jashtë regjistrimit. Kurse, Qeveria e Serbisë ata i shlyen nga evidenca, duke krijuar një absurd me pasoja të dëmshme dhe skajshmërisht të rrezikëshme  për shqiptarët. Merreni me mend, pronarët e shtëpive që i kanë ndërtuar vet dhe pronave që i kanë trashëguar brez pas brezi, tani na del se ata nuk qenkan banorë të vendlindjes së vet stërgjyshore! Bile, pushteti është kujdesur që t’i shlyej nga evidenca civile dhe ata nuk figurojnë më si shtetas të Serbisë dhe si banorë të vendlindjes. Për këtë është kujdesur edhe policia, e cila ka bërë kohë pas kohe kontrollimin dhe verifikimin e personave që gjenden me punë dhe qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme, për ta ”konstatuar gjendjen në terren” dhe për t’i shlyer pastaj nga evidenca. Në këtë numër hyjnë edhe shqiptarët që janë të punësuar apo kanë biznese në Kosovë dhe ata gjatë javës së punës janë atje, kurse vikendet i kalojnë në vendlindje.Sipas të gjitha gjasave, jashtë evidences ka mbetur mbi 35% e shqiptarve në Preshevë e Bujanoc, kurse në Medvegjë arrin reth 90%. Spastrimi etnik, si thotë populli “brina s’ka”! Kështu Serbia po e “zgjidhë” çështjen e shqiptarve në Luginë, në partneritet dhe kumbari me pushtetin lokal  në Luginë. Takimet e liderëve ndaras - të papranueshme! Lajmi se “Daçiq paralajmëron takim me liderët shqiptar dhe të përcaktohet numri i banorëve në jug të Serbisë” është i çuditshëm dhe kontradiktor. Sepse, e para e punës është e  papranueshme se si i cakton Serbia takimet me liderët e shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke ftuar ndaras secilin prej tyre. Ashtu veproi edhe Aleksandar Vuçiqi, si nënkryetar i Qeverisë, por  aktualisht si figure politike numër një në Serbi. Dhe nuk çuditë fakti pse Serbia i thërret kë ndaras, për të biseduar në konfidence me secilin, ashtu si vepron policia hetimore me të burgosurit shqiptarë, duke synuar për ta thyer unitetin e tyre me mashtrimin se shokët e tyre, kinse “ i kanë pranuar fajet”. Apo ndoshta, meqë këta nuk janë të burgosur, kanë mundësinë që pa dëshmitarë të merren vesh me njëri tjetrin, duke lënë dyshime legjitime tek ne se a thua vallë, çka biseduan me njëri tjetrin dhe për çka u morën vesh jashtë syve dhe veshëve të opinionit, për çfarë u dakorduan në confidence midis veti. A u shitën interesat e shqiptarve të Luginës dhe për çfarë çmimi?! A u bisedua dhe a do të bisedohet me atë rast për fatin e shqiptarve ,apo për bizneset që i sponzoruan ata për të ardhur në pushtet? Pra, dyshimet legjitime dhe frika janë të  pafund! Shkenca politike bashkëkohore decidivisht përcakton se mostransparenca në politikë paraqet ”rrënim të demokracisë, nënën e krimit dhe rrënjët e diktaturës”. Se kjo mostransparencë nuk i konvenon vetëm kreut të pushtetit të Serbisë, por edhe disa liderve shqiptarë të Luginës, na bënë të dyshojmë, veç tjerash edhe rasti i vizitës së para disa vitesh i kryetarit dhe nënkryetarit të komunës së Preshevës te Kryeministri Daçiq në Beograd. Pas përfundimit të takimit në zyren e Kryeministrit, ishin përshëndetur. Mirëpo, nënkryetari i atëhershëm i komunës së Preshevës kishte vërejtur se kryetari i komunës po vonohej. Kishin kaluar dyzet minuta dhe pothuajse ishte bërë një orë dhe ai nuk po dukej. Atëhërë, i shqetësuar,  ky ishte kthyer për të parë se çfarë ka ndodhur. Dhe për befasinë e tij, që e kishte lënë gojëhapur, kishte vërejtur se zhvillohej një bisedë intensive, në afërsi dhe miqësi  të pabesueshme midis Daçiqit dhe kryetarit të komunës së Preshevës, të cilët kishin ndëprerë bisedën, duke e shikuar nënkryetarin me përbuzje dhe nervozë. Tani, shtrohet pyetja se sa mund t’i besojmë ne si popull liderit apo liderëve që mëshefin edhe nga  bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë? Çfarë kishte për të biseduar, vallë, mësheftas kryetari i komunës së Preshevës me Kryeministrin Daçiq, e që nuk duhej dëgjuar bashkëpunëtori i tij i ngushtë? Cilat do të ishin pasojat e asaj konfidence “kokë më kokë” midis atyre që në opinion na shiten si armiqë të përbetuar politikë, Daçiqi si pasues i Millosheviqit, kurse ky i dyti si “patriot radikal” që nuk e pranonte pushtetin e Serbisë, as Trupin Koordinues dhe as nuk dilte në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë? “Enigmat” politike dhe shqetësimet Natyrisht, ne nuk mund ta dijmë dhe sigurisht se nuk e dijmë se çka kanë biseduar me aq besim midis veti këta dy persona, meqë nuk kemi qenë aty dhe nuk i kemi dëgjuar. Bile, këtë e pranon me mllef  dhe shqetësim edhe vet nënkryetari i atëhershëm i komunës së Preshevës, që tani është në opozitë.  Por, ndoshta kjo “konfidence” na ndihmon t’i sqarojmë shumë veprime politike kontardiktore që ndodhën pas atij takimi? Njëra prej “enigmave” të tilla ishte edhe pamundësia e sqarimit të mbështetjes së propozimit të Daçiqit për ndarjen e Kosovës dhe për “shkëmbim territoresh”. Derisa Daçiqi këtë e” sqaronte” si stabilizimit dhe qetësim të raporteve Kosovë-Serbi, bile edhe duke e përsëritur në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, si dhe për zgjidhjen e problemit të serbëve në Kosovë. Ndërkaq, ky lider shqiptar plasonte qëndrimin e tij “radikal” për “bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën”, duke aluduar edhe në realizimin e pjesës së dytë të Referendumit të shqiptarve të Luginës të vitit 1992!  Harmonia politike ishte e përkryer! Sepse, në popull, pra tek shqiptarët e Luginës ky “propozim” tingëllonte “ëmbël”, meqë  një vit e më tepër na plasohej në opinion, para se të del Daçiqi publikisht me propozimin e tij për “shkëmbim territoresh”. Aktiviteti shkatërrues i “pozitës” shqiptare në Luginë kundër zgjedhjeve dhe themelimit të Këshillit Kombëtarë të Shqiptarve, që për çudi, dukej si tepër e oskertruar dhe e harmonizuar me pushtetin serb gjatë këtyre viteve, duke sjellur pengesat dhe sfidat nga më të ndryshmet. Gjithashtu, edhe refuzimi kategorik i Propozimit të Zëvenmdëskryeministrit të Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçit pë fomrimin e “Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi” , si pandan i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, u hodhë poshtë kategorikisht, me arsyetimin se “shqiptarët e Luginës kërkojnë bashkim me Kosovën”! Pra, kanë mbetur shumë e shumë gjëra të paqarta dhe enigmatike, duke shkaktuar rokullisjen e perspectives dhe mirëqenies së shqiptarve të Luginës drejtë humnerës së pafund. Pastaj, edhe puna e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë mbeti enigmatik, si për nga nisiativa, ecuria dhe epilogu i saj. Sepse, u bë krye në veti, pa e konsultuar asnjë parti politike, u paraqitë premtime, krekosje e kërcnime nga më të ndryshmet dhe nuk e lëvizi as qerpikun asnjëri për ta mbrojtur, ose së paku për të protestuar qetë e dinjitetshëm, duke kujdestaruar ditë e natë pranë tij. Kështu, iu mundësua xhandarmerisë serbe që ta grabisin në mënyrë spektakulare, si “kimen nga tëlyni”, pa kurrëfarë problemi. Pra, kjo situatë enigmatike, e aq më tepër heshtja dhe harresa e mëpastajme e Lapidarit, vështirë se mund të sqarohen me logjikën normale, duke mbetur si enigmë e pasqaruar, si edhe shumë e shumë ngjarje e fenomene që janë duke ndodhur në Luginë. Por, ajo çka e dijmë me siguri është fakti  se, poqese ekziston vetëm pak kurajo dhe vendosmëri e sinqeritet kombëtar e njerëzor tek këta liderë shqiptarë, si dhe përgjegjësi ndaj votuesve të tyre, ata kurrësesi nuk duhet të pranojnë të shkojnë si “cjapi tek kasapi”, një nga një, duke ia mundësuar Serbisë t’i përdhosë, t’i përbuzë dhe t’i nëpërkëmbë në mënyrë tragjike dhe me mospërfillje të drejtat dhe liritë kombëtare e qytetare të shqiptarve të Luginës, duke lënë të dyshohet për pëfitimet personale dhe premtimet eventuale për “shpërblimin” që mund t’u premtohet atyre për “dëgjueshmëri”, kooperativitet dhe argatllëk e lojalitet diskret. Duhet mësuar leksionin politik nga serbët e Kosovës, të cilët në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 në Kosovë, nuk pranuan kurrsesi të paraqiten ndaras, meqë ekzistojnë reth 18 subjekte  politike të tyre. Përkundrazi, ata me këmbëngulje imponuan Listën unike të tyre në këto zgjedhje, ku do të votojnë për komunat serbe, si dhe për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kurse, lufta e subjekteve politike shqiptare në Luginë kundër çfarëdo institucioni të përbashkët politik të tyre, na shitej si “patriotizëm”. Dikur Skënderbeu i kishte mbledhur pasardhësit e tij për t’i këshilluar se si armiku mund t’i thyej një nga një, poqese nuk janë të bashkuar, duke marrur një dyzinë shkopijsh, të cilin asnjëri nuk mundi ta thyej. Por, kur e ndau dyzinën, veçmas një nga një, edhe personi më i dobët mundi t’i thyej edhe shkopinjtë më të fortë. Pra, përfundimi dhe këshilla ishte se uniteti bënë fuqinë, kurse ndarja një nga një paraqet humbje të sigurtë. Ose, si thonë te ne në Luginë, “delja që ndahet nga kopeja, e han ujku”. Kjo ishte këshilla e Skënderbeut,  e cila, sa duket nuk ka arritur në veshët, mendjen dhe shpirtin kombëtar shqiptar të disa liderve politikë të shqiptarve të Lugins së Preshevës, sepse u mungon guximi dhe vendosmëria kombëtare, apo dominon interesi i tyre personal, të cilin e kanë më lehtë në “katër sy” ta realizojnë “ heshtazi”, pa e ditur askush, duke premtuar argatllëk ndaj regjimit për interesa personale dhe duke na shitur pastaj publikisht  “patrtiotizëm”  dhe demagogji të pafund. Dialogu enigmatik i Brukselit Ana e e pandriçuar dhe e errët e Dialogut  Kosovë-Serbi midis kryeministave Thaçi e Daçiq, me ndërmjetësimin e Komisioneres së lartë të Këshillit të BE-së, baroneshës Catherine Ashton, na shqetëson dhe trishton, meqë nuk e dijmë se çka janë marrë vesh ata pa pjesëmarrjen dhe me mospërmendjen( publike) të fatit të Luginës. Dyshimet dhe shqetësimet tona janë edhe më legjitime, meqë asnjëherë të vetëm Kryeministri Thaçi nuk I ka ftuar liderët shqiptarë të Luginës që mt’u komunikojë atyre se për çka është biseduar në gjithë ato takime maratonike, që nuk e kemi parë në media dhe në TV? A thua janë dhënë premtime dhe është rënë në ujdi midis Thaçit dhe Daçiqit që të sakrifikohet Lugina e Preshevës, meqë nuk votojnë për Thaçin sepse janë pjesë e Serbisë, si dhe nuk votojnë as për Daçiqin, meqë nuk janë serbë. Pra, asnjëri prej tyre, Thaçi e  nuk ka interes  politik, në kuptimin e kontributit  të votave të shqiptarve të Luginës për t’i mbajtur ata në pushtet. Përkundrazi, Daçiqi do ta hiqte një barrë nga vetja, dmth. nga Serbia, që më vonë do t’i faturohej si kontribut i madh për spastrimin etnik të Serbisë nga shqiptarët,  sidomos tani kur i ka duartë e lira dhe e ka partnerë të sigurtë edhe Qeverinë e Kosovës në krye me Hashim Thaçin, si dhe BE-në dhe baroneshën Ashton. Zhurma e aktiviteteve pë zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ka shpëqëndruar vëmendjen e opiniot ndërkombëtar dhe të atij në Kosovë e Serbi dhe paraqet mundësi qësi që Serbia të realizojë “operacione kirurgjike” mbi shqiptarët e Luginës, pa u vërejtur. Tani shtrohet pyetja se ku qëndron lidershipi politik i shqiptarve të Luginës së Preshevës, si dhe pjesa “zyrtare” e saj, e cila aktualisht udhëheq pushtetin lokal në Preshevë dhe Bujanoc? Cili është pozicioni I tyre? A janë duke I kontribuar edhe këtas kësaj gjendjeje, duke u vënë në dispozicion si partnerë lojalë me këtë politikë shkatërruese për shqiptarët e Luginës, duke përfituar benefite personalisht nga ky lojalitet? Dhe mbi të gjitha, me brengosje të thellë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes pyesin se cili do të jetë fati i tyre? Çka do të bëhet me ata? Pra, ka pyetje të pafund. Por edhe brengosje dhe pasiguri të pafund për këta shqiptarë të mjerë, të cilët të zhgënjyer, të frikësuar e të uritur, nuk ka kush t’u del përpara dhe t’u jep pakëz shpresë, duke u premtuar së paku pakëz “dritë në fund të tunelit”! Në vend të kësaj, është shtuar friga dhe dyshimi se “pozita” shqiptare , që ushtron pushtetin në Luginë se  ka gjetur interesat grupore, biznesore e personale, si shpërblim për mbylljen e syve para rrezikut real të zhbërjes së qenies kombëtare të shqiptarve në Luginë, mkësaj radhe me Cenzusin e jashtëzakonshëm me të cilin do të konsttaohej zbrazja e Luginës nga shqiptarët. Pasojat – spastrimi etnik i Luginës Poqese paralajmërimet kërcënuese të qeveritarve serbë realizohen lidhur me organizimin e Cenzusit (Regjistrimit të popullsisë) të jashtëzakonshëme vetëm për shqiptarët e Luginës, që  Daçiqi  e deklaron si synim i Serbisë për të zhdukur “numrin magjik” të shqiptarve në Luginë, atëherë pasojat  do të ishin në spastrimin etnik të shqiptarve nga evidence zyrtare, duke I shndërruar ata si “emigrantë” në shtëpitë dhe pronat e tyre “den-babaden”. Pra, ata nuk do të figuronin më si shtetas të Serbisë, edhepse aty kanë lindur dhe janë rritur, por se aktualisht jetojnë e punojnë jashtբ vendlindjes. Duke u mbështetur në Cenzusin e vitit 2002, supozojmë se ai numër do të ishte reth 25.000-30.000 shqiptarë do të mbeteshin jashtë regjistrimit, duke u deklaruar numri aktual i shqiptarve reth 66.000 si numër “magjik”. Kurse, si numër “real” do ta konstatonin numrin prej reth 35000-40000 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nuk e dijmë se spastrimi etnik i Luginës si duhet konsideruar. Dikush tha se spastrimi etnik i Luginës, “brina s’ka”, por ai është duke ndodhur me masa të ndryshme dhe presione të pushtetit të Serbisë, në partneritet dhe koordinim “të heshtur” me pushtetin lokal në Preshevë e Bujanoc, që aktualisht janë duke u  udhëhequr nga partitë politike shqiptare. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Insektet
Traktati i Paqes Kosovë-Serbi, pa Luginën e Preshevës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration