Sonda e NASA-s dërgon pamje panoramike 360 gradë të planetit Mars (video)
Shkencë dhe teknologji

Sonda e NASA-s dërgon pamje panoramike 360 gradë të planetit Mars (video)

27.Feb.2021 22:20
0

NASA ka publikuar pamjet e para panoramike 360 gradëshe të marra nga sonda "Perseverance" në Mars. Është imazhi i parë me rezolucion të lartë i marrë nga Mastcam-Z nga Krateri Jezero, pasi rrotulloi me 360 gradë "kokën" e sondës.Jim Bell, eksperti kryesor për instrumentin Mastcam-Z të sondës thotë se ekipi është befasuar nga imazhet. 

"Edhe pse shumë prej nesh e dinim teorikisht se çfarë të prisnim, përjetuam emocione shumë të forta. Ishte e pabesueshme", thotë ai. 

NASA thotë se pamja panoramike u krijua duke bashkuar 142 imazhe. 

"Kur filmon një panoramë si kjo në Mars, duket si shumë teknike. Dhe e tillë është, por edhe ngjason me përdorimin e telefonit inteligjent. Ajo që duhet të bësh është që të shikosh në drejtimin e duhur, dhe duhet ta rregullosh fokusin siç duhet", shpjegon drejtuesja e marrjes së imazheve Elsa Jensen. 

NASA thotë se sistemi i kamerës mund të zbulojë detaje të vogla deri në 3 apo 5 milimetra afër sondës dhe 2 deri në 3 metra mbi shpatet që duken në horizont. 

Panorama tregon skajin e grykëderdhjes së lumit të lashtë të Kraterit Jezero, si dhe një shkëmb të gdhendur nga era aty pranë - i gërryer nga miliona vjet rëre marsiane. 

"Nuk të shkon mendja se kokrrat e rërës që lëvizin butësisht nëpër sipërfaqe do të shkaktonin shumë erozion. Por nëse ato veprojnë për dy, tre miliardë vjet, krijohen këto forma fantastike", thotë zoti Bell. 

Sonda "Perseverance" u ul më 18 shkurt pranë deltës së lumit të lashtë në Kraterin Jezero për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike. 

Sonda do t'i kalojë dy vitet e ardhshme duke eksploruar grykëderdhjen e thatë të lumit dhe duke shpuar në shkëmbinjtë që mund të përmbajnë prova të jetës tre-katër miliardë vjet më parë.

Mostrat kryesore do të lihen mënjanë për t'u kthyer në Tokë pas një dekade. NASA shtoi 25 kamera në misionin prej 3 miliardë dollarësh - kamerat më të shumta të dërguara ndonjëherë në Mars. 

Sonda e mëparshme e agjencisë hapësinore, "Curiosity" e vitit 2012, arriti të marrë vetëm imazhe të turbullta të terrenit. "Curiosity" po funksionon ende, ashtu si edhe "InSight" i NASA-s, megjithëse pengohet nga panelet diellore që mbulohen nga pluhuri. 

Deri në fund të pranverës edhe Kina do të përpiqet të ulë sondën e saj, e cila hyri në orbitën rreth Marsit dy javë më parë. 

Zoti Bell thotë se mund të kenë kohë të fiksojnë diçka pak më të njohur për ne tokësorët - pamjet e planetit tonë nga Marsi. 

"Selfiet më të veçanta, apo jo? Të gjithë ne në Tokë, përmbledhur në një pikëz blu në qiell", thotë ai.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/asa--.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Edhe një padi ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar
Serbia fton qytetarët serb nga Kosova të paraqiten për vaksinim edhe në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration