Skuadra franceze Metz interesohet për Fejzullahun
Lokale

Skuadra franceze Metz interesohet për Fejzullahun

12.Dec.2014 10:06
0

Mbrojtësi nga Tërnoci i Bujanocit i cili aktivizohet me skuadrën e Partizanit të Tiranës, Arbnor Fejzullahi, pas shkëlqimit me këtë skuadër, mund të provojë një aventurë të re në kampionatin francez, te skuadra e Metzit.

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë e parë në disa ndeshje nga afër futbollistin në fjalë i cili u ka lënë përshtypje shumë të mira. 21-vjeçari në një prononcim për Arenën e konfirmoi lajmin.

“Mund të them se aktualisht jam i koncentruar vetëm në ndeshjet me Partizanin e Tiranës. Kur të mbarojë faza e parë do të shohim se çka do të ndodh. Drejtori sportiv i Metzit ka qenë dhe më ka parë nga afër. Kaq mund të them aktualisht”, ka deklaruar Arbnor Fejzullahi të enjten. 

 

Pjesë e Kombëtares

Arbnor Fejzullahi është zhvilluar si futbollist në skuadrën e Tërnocit ndërkohë që emër në Shqipëri bëri te Besa e Kavajas ku u aktivizua për plot tri edicione. Në këtë verë iu bashkua Partizanit të Tiranës. Fejzullahi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21 me të cilën luajti me shumë sukses. /Titulli.com/

Lugina e goditur nga koalicioni qeverisës me Listën Srpska
Një "grusht" serbësh në Shqipëri duan të barazohen me mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration