Një "grusht" serbësh në Shqipëri duan të barazohen me mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë
Lokale

Një "grusht" serbësh në Shqipëri duan të barazohen me mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë

12.Dec.2014 10:50
0

“Serbia ka plotësisht të drejtë morale të kërkojë për minoritetin e vet në Shqipëri atë që minoriteti shqiptar e ka në Serbi - të gjitha drejtat sipas standardeve më të larta europiane e botërore”, ka deklaruar sot anëtari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për diasporë dhe për serbë në rajon, Aleksandar Çotriq.

Ai për RTS ka “zbuluar” se në Shqipëri jetojnë 30 mijë serbë e këtë shifër e përmend pa u bazuar fare në asnjë të dhënë zyrtare të Shqipërisë. Në Luginën e Preshevës, sipas statistikave të Beogradit, jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë.

Çotriq, përcjell Koha net, ka thënë se në Shqipëri është i pamundshëm deklarimi i lirë i përkatësisë etnike, fetare e gjuhësore , dhe sipas tij, pjesëtarë të minoritetit serb, grek, vlleh, rom e maqedonas e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë në vitin 2011.

Sipas Çotriqit, minoritarë serbë në Shqipëri tash e 70 vjet nuk mund të vijojnë shkollën në gjuhën amtare dhe se, sipas tij, tash ndërmjet ministrive të të dy vendeve është arritur marrëveshja që për fillimi të nisë mësimi me kurse i gjuhës serbe.

Aleksandar Çotriq, i cili ka qenë në krye të delegacionit serb që e ka vizituar kohë më parë Shqipërinë, ka qëndruar edhe në Shkodër e në Vrrakë, është ankuar se në kishat e atjeshme ortodokse nuk ka kler serb. Ai pret që kjo mungesë të zgjidhte në bashkëpunim me Kishën ortodokse shqiptare. /Titulli.com/

Skuadra franceze Metz interesohet për Fejzullahun
Serbët në Kosovë drejtojnë shtetin, shqiptarët në Luginë të papërfaqësuar?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration