Skema e propagandës ruse për luftë në Kosovë dhe të shtëna në Medvegjë?
Lokale

Skema e propagandës ruse për luftë në Kosovë dhe të shtëna në Medvegjë?

04.Aug.2022 16:48
0

Që nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës, kanalet ruse dhe ato pro-ruse në Telegram e YouTube nisën në formë aktive shpërndarjen e panikut se në Kosovë po nis një luftë e re, ka shkruar televizioni serb “N1” duke shpjeguar se si rrjedh propaganda ruse. 

“Diku pak pas orës 7 më 31 korrik, kur sirenat u aktivizuan në Mitrovicën e Veriut dhe zonat tjera në veri ku jetojnë serbët, dhe më pas u ngritën barrikadat, e informatat ende ishin të freskëta dhe të pakta, kanalet pro-ruse dhe ato të militantëve rusë u aktivizuan duke hyrë në lojë, dhe për orë të tëra mbushën përzierje informatash, gjysmëinformatash dhe komplet dezinformata e deformime”, thuhet në përshkrimin që televizioni, degë e CNN-it, ia ka bërë dezinformatave të shpërndara nga palët pro-ruse.

Këto kanale janë të ndërlidhura, ka thënë hulumtuesi në Qendrën për politika të sigurisë në Beograd, Predrag Petroviq. Ai ka thënë se bëhet fjalë për nxitje për luftë.

“Këto burime të informatave janë të paverifikuara, por të gjitha janë të ndërlidhura dhe kanë për cak nxitjen se kinse aty ka një numër të madh burimesh të informatave. Në fakt, bëhet fjalë për vetëm një, por në këtë mënyrë ata po përpiqen t’i thonë audiencës se megjithatë numri i tyre është shumë i madh”, ka thënë Petroviq. 

Por si dukej e gjithë kjo propagandë? Kushdo që s’ka qenë duke përcjellë televizionet live nga situata, mund të ketë menduar që lufta në çdo moment do të nisë. 

Zakonisht gjithçka nis me postime për të shtëna sa për të sinjalizuar se diçka ka nisur. 

Pasojnë informatat për serbë të lënduar, që më pas “dalin të jenë të plagosur”.

Disa kanale ruse raportojnë për konflikte të armatosura.

Si kanalet ruse, si ato proruse, që po propagandojnë edhe për luftën në Ukrainë, të dyja kanë përdorur frazën “burimet tona”, se ushtria serbe është në vijën kufitare dhe është e gatshme e se po pret urdhrat. Të gjithë e shpërndajnë në të njëjtën kohë.

Më pas, në këtë botë propaganduese, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon mbajtjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, një njoftim që s’ka asnjë burim apo ndonjë konfirmim.

Dikur nisin raportimet për të shtëna në Medvegjë, që vazhdojnë të përsëritet edhe pse përdoruesit lokalë shkruajnë se situata atje është e qetë.

Ndërkaq për jugun e Mitrovicës, këto kanale propaganduese shkruajnë se “shqiptarët janë tubuar, e disa prej tyre madje të armatosur”. Gjithçka funksionon pa dëshmi a konfirmime.

Më pas lëshohet “informata” se Ushtria e Serbisë ka nisur aeroplanët drejt vijës kufitare.

Dhe kjo s’mjafton – fotografi të armëve kinse të bëra nga serbët në Kosovë nisin të qarkullojnë me të madhe. Zakonisht bëhen në kanalet e militantëve rusë.

Madje një kanal rus thotë se forcat speciale serbe me tanke janë në rrugën drejt Jarinjës dhe po mblidhen në Ujman.

Krejt pas tyre del njoftimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur operacionin “Stuhia e Zezë”, që transmetohet edhe nga disa mediume tradicionale.

Gjithçka ka zgjatur në formë zinxhirore deri kur Qeveria e Kosovës njoftoi se implementimi i vendimeve për reciprocitet në letërnjoftime dhe nisja e afatit për kthim të targave ilegale në RKS, shtyhet për një muaj, transmeton KOHA.

Pasoja serioze

Edhe pse qarkullimi i dezinformatave dhe rrenave s’është i pazakontë, dhe vjen nga palë të ndryshme interesi me qëllime të ndryshme, nxitja s’është aspak naive, e sidomos në situata me tension të lartë.

“Pasojat e dezinformimeve mund të jenë serioze. Në terma afatshkurtër mund të bëjnë që disa tensione të eskalojnë në konflikte të armatosura serioze. Pasojat afatmesme e afatgjata janë se tërheqin audiencë të madhe dhe ndikojnë në qarqe më të mëdha njerëzish në të ardhmen”, ka shpjeguar Petroviqi.

Narracioni se Kosova është në prag të luftës po ashtu u shfaq në mbrëmje edhe në disa kanale propaganduese ruse në YouTube ku Perëndimi gjithmonë akuzohet për gjithçka. Qëllimi aty ka qenë se barrikadat në veri nuk po përdoren si reagim ndaj vendimeve të Qeverisë, por për të ndalur lëvizjen e veturave të Policisë së Kosovës./N1/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ropaganda-ruse.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkencëtarët zbulojnë në Hënë ‘shpella’ ku njerëzit mund të jetojnë me temperatura të rehatshme! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration