Sinani reagim ndaj Martinoviq: Mentaliteti i deklarimeve skandaloze
Lokale

Sinani reagim ndaj Martinoviq: Mentaliteti i deklarimeve skandaloze

16.Sep.2023 08:16
0

Ardita Sinani, ish kryetarja e komunës së Preshevës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, njëherit edhe kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandër Martinoviq.

Reagimi i plotë i Ardita Sinani:

Figura të reja...mentalitet i njejt!
 
Para disa ditësh, ministri i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, Aleksandar Martinoviq u emërua kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
 
Por, ashtu si komplet garnitura e partisë pushtet të Vuçiqit, edhe Aleksandar Martinoviq nuk kishte si të bënte përjashtim nga mentaliteti i deklarimeve skandaloze.
 
Në deklarimin e fundit për media të kryetarit të Trupit Koordinues, është marrë me mua, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe senatorë të përvetshëm që sipas tij po udhëheqin fushatë mediale ndaj Serbisë.
 
Sipas Martinoviq, nuk mund të bëhet fjalë kurrë për reciprocitet në të drejta mes shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e në veçanti në Luginë të Preshevës dhe pakicës serbe që jeton në Republikën e Kosovës.
 
Në anën tjetër, nuk ka folur as edhe një fjalë të vetme për diskriminimin shtetërorë që i bëhet shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, as për pasivizimin e adresave e as për rekonstruimin e Trupit Koordinues, obligim të cilin tash e sa vite e ka marrë Qeveria serbe me nënshkrimin e saj.
 
Prandaj reciprociteti në të drejta është zgjidhja e duhur dhe më afatgjate që siguron barazi e liri të barabarta për të gjithë.
 
E për Serbinë dhe të ardhmen europiane të saj është më se e nevojshme pajtimi me realitetin e ri.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rdita-sinani-presheev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ambasadori Hill në Beograd : Kur Borrelli është i pakënaqur, SHBA-ja është edhe më e pakënaqur
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë flet për “tensione në Kosovë”, pasi s’pati marrëveshje në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration