Sinani: Për keqardhje që Lajçaku nuk takohet me shqiptarët e Luginës
Ardita Sinani, ish-kryetarja e Preshevës dhe njëherit këshilltare e kryeministrit, Albin Kurti ka kritikuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që nuk ka takuar ende të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi.
Ajo ka thënë se kjo është për keqardhje dhe se ky diskriminim mund të kontribuojë te qarqet që nxisin tensione me qëllim destabilizimi në Kosovë e Preshevë.
“I kuptueshëm takimi i fundit me përfaqësuesit e listës serbe, të komunave me shumicë serbe të veriut të Kosovës, sidomos duke i marrë parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm të stabilitetit dhe sigurisë. Por e pakuptueshme mungesa e takimeve me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, shkroi ajo ndër të tjera.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/inani-arkiva.jpg): failed to open stream: No such file or directory